• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përçahet e majta në Finiq, Meta pro PBDNJ, Marto e Kokëdhima me MEGA

by
12/05/2015 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriset koalicioni mazhoritar për zgjedhjet vendore në bashkinë e Finiqit, aty ku kandidojnë ndër të tjera Leonidha Kristo për partinë MEGA dhe Jani Bani për PBDNJ.

Kjo përçarje ka dhënë shenjat e saj ditën e djeshme ku dy deputetët e PS Anrea Marto dhe Koço Kokëdhima organizuan një takim me socialistë banorë të zonës, qëllimi i të cilit ishte mbështetja për kandidaturën e MEGA­-s.

Si Marto ashtu edhe Kokëdhima shprehën mbështetjen e tyre në emër të mazhorancës për Kriston duke e cilësuar si kandidaturën e duhur.

 “Është nder i veçantë për mua që para jush të paraqes kandidaturën e Leonidha Kristos, që shumica nga ju e njihni. Leonidha është nga djemtë më të mirë që ka zona jonë, nga më të edukuarit, nga më të përkushtuarit, nga më të diturit dhe që shumica nga ju e kanë njohur nga afër, kanë parë kontributin e tij në vitet e shkuara në gjithë pozicionet që ka qenë. Sot në kushtet që ndodhet zona jonë ne themi që Leonidha Kristo është kandidatura e goditur, themi që PS dhe MEGA kanë bërë pas shumë përpjekjesh zgjedhjen e duhur”, tha Marto.

 “Jani Babin unë e kam të njohur dhe mik në kuptimin personal dhe njerëzor por në këtë betejë nuk e kam mik politik. Në këtë betejë ne do të mbështesim Partinë Socialiste të minoritetit. Partia Socialiste e minoritetit e ka bërë zgjedhjen e vet ka zgjedhur kandidatin e partisë MEGA, Leonidha Kriston për ta mbështetur për kryetar të bashkisë së re të Finiqit”. tha Kokëdhima

Por në fund të takimit, pyetjes se ditën e diel kryetari i Parlamentit ka mbështetur në Finiq kandidatin e shpallur nga PBDNJ, deputeti socialist Andrea Marto u shpreh: “Unë kam kryetar partie Edi Ramën dhe jo Ilir Metën”.  Ndërsa deputeti tjetër Koço Kokëdhima nuk pranoi të shprehej.

10931172_835107533226887_4656519280095404570_n

Në fakt brenda tre ditësh në bashkinë e re të Finiqit janë organizuar dy takime për prezantimin dhe mbështetjen e kandidatëve, të dy nga e majta

Kjo pasi 3 ditë më parë, PBDNJ organizoi takimin për të prezantuar kandidatin e përzgjedhur nga kjo parti për bashkinë e Finiqit ku merrte pjesë gjithashtu edhe kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule tha se Jani Babi është njeri i punës. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

“Për bashkinë e Finiqit kandidojmë zotin Jani Babi, që ju e njihni më mirë se unë, më mirë se zoti Meta, më mirë se çdo njeri tjetër. Jani Babi është një nga njerëzit e njohur në zonë. Është një njeri i punës, është një njeri sistematik, është një njeri që përpara vështirësive nuk stepet”, tha Dule.

 “Mendoj që kjo bashki ka nevojë për një vizion sa më të plotë në zhvillimin e saj, që t’í shfrytëzojë të gjitha këto kapacitete që shtohen, gjithë këto resurse që shtohen, gjithë këto mundësi që shtohen dhe natyrisht jam i bindur që Jani Babi është një kandidaturë mjaft e gjetur duke qenë se ka një përvojë të spikatur. Prandaj jam këtu t’i uroj suksese zotit Jani Babi, t’i uroj suksese dhe PBDNJ, një aleate e vendosur e Alenacës për Shqipërinë Europiane. Natyrisht zgjedhjet kanë ato taktikat e tyre por kjo aleanca jonë me PBDNJ është një aleancë strategjike dhe unë besoj se Jani Babi është drejtimi i duhur për bashkinë e Finiqit”, deklaroi Meta.

13488_835107833226857_4822978743014964932_n
10411020_835107756560198_188379300579074614_n
10520523_835107463226894_8354930871866140750_n
10931172_835107533226887_4656519280095404570_n
11012948_835107516560222_7297100721000335498_n
11258140_835107576560216_5290812072584486410_n
11265423_835107339893573_5858831781481985609_n
Next Post

Barcelona humbet por kalon në finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thaçi mohon në mënyrë të prerë çdo përfshirje në vrasje”, mbrojtja e vendosur: Do ta apelojmë vendimin

“Thaçi mohon në mënyrë të prerë çdo përfshirje në vrasje”, mbrojtja e vendosur: Do ta apelojmë vendimin

September 17, 2026
FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

September 17, 2026
“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

September 17, 2026
“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

September 17, 2026
Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

September 17, 2026
Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 17, 2026
Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com