• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përballja e parë Trump-Clinton në “arenë”, debati që mund të ndryshojë fatet e garës

by A R
26/09/2016 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Debatet, akuzat dhe kundërakuzat në distancë tashmë do t’i lënë vendin përballjes ballë për ballë. Republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton zhvillojnë sot debatin e parë televiziv në 21.00 me orën lokale. Debati pritet si një ngjarje me mjaft rëndësi në fushatën për president të SHBA dhe një moment kur secili prej kandidatëve mund të ndryshojë rrjedhën dhe të tërherë ose humbasë mbështetës, shkruan Javanews.
Audienca prej të paktën 100 milionë personash që do të ndjekin LIVE këtë debat e bën atë mjaft të rëndësishëm. Debati zhvillohet në një kohë kur sondazhet flasin për një distancë mjaft të vogël mes republikanit Trump dhe demokrates Clinton e cila gjithsesi mbetet në avantazh.
A do të mbetet ajo e avantazhuar edhe pas këtij debati apo jo? A do të arrijë Clinton që përmes arsyes të triumfojë në këtë debat përballë makinerisë së propagandës Trump? Sot në debat vlen gjithçka, që nga mënyra se si kandidatët shprehen e deri tek gjestet, fjalori dhe sa ata arrijnë të imponohen te masat.
“Do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri. Do ta bëjmë të sigurt dhe madhështore”, u tha Trump mbështetësve në Florida, së fundi. Pikërisht këtu është edhe fokusi i Trump, gjuha e ashpër dhe rikthimi i “madhështisë” së Amerikës.
Ndërkohë Clinton pritet të shfrytëzojë debatin për të tërhequr mbështetës bazuar në platformën e saj për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, vijon Javanews.
“Të gjithë ne kemi vlerë. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të madh në botë, ne besojmë se të gjithë lindim të barabartë”, tha Clinton 1 ditë para debatit.
Debati i sotëm është i pari ndër 3 që do të zhvillohen gjithsej dhe do të moderohet nga Lester Holt. Përballja do të transmetohet në kanalin NBC. Ndërkohë do të ketë edhe një debat mes dy kandidatëve për zëvendëspresident.
Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nga siguria kombëtare e deri te rritja ekonomike.
E para është aktualizuar shumë këtë muaj, si pasojë e disa sulmeve qe kanë goditur Nju Jorkun, Nju Xhersin dhe Minesotën.
Këto sulme u kanë shërbyer dy kandidatëve që të ashpërsojnë retorikën kundër njëri-tjetrit, sidoms Trump i cili njihet për qëndrimin kundër emigrantëve.
Clinton tha se rivali i saj republikan, Trump, me gjuhen e tij anti-myslimane, u ka dhënë “ndihmë dhe ngushëllim” terroristëve islamikë.
Trump, në anën tjetër, tha se Clinton mbështet politikën me kufij të hapur, përkundër faktit se qindra migrantë “kanë qenë të implikuar në terrorizëm dhe aktivitete të lidhura me terrorizmin brenda Shteteve të Bashkuara”.
Pse debati është deçiziv për ecurinë e garës
Debatet televizive presidenciale kanë nisur në vitin 1960 me Richard Nixonin dheJohn Kennedyn. Qysh atëherë, debatet kanë pasur ndikim, por jo të domosdoshëm, në zgjedhjet presidenciale.
I pari prej tre debateve, i cili tradicionalisht është më i shikuari, vjen në kohën kur ka ndryshuar loja, tha për Zërin e Amerikës analisti Mattheë Dallek, nga Universiteti George Ëashinton.
“Tani, sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë sesa mendohej, andaj debati do të jetë i rëndësishëm”, tha ai.
Ai shihet si mundësi për të ndryshuar rezultatin sipas një tjetër eksperti.
“Debati presidencial është ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz”, tha për Zërin e Amerikës Jeremy Mayer, profeson në Universitetin George Mason.
Po sipas tij, të dy kanëdidatët vuajnë nga një nivel i lartë i mospëlqimit nga votuesit dhe debati ofron mundësi, por edhe rrezik.
“Ajo çfarë mund të bëjë debati është t’i ofrojë kandidatit një shans të dytë që të krijojë një përshtypje ndryshe ose të çimentiojë përshtypjen negative”, tha Mayer./ Javanews.al/
Next Post
Investigimi/ Tatimori filmohet duke marrë ryshfet, kërcënonte biznesmenin me gjobë

Investigimi/ Tatimori filmohet duke marrë ryshfet, kërcënonte biznesmenin me gjobë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

August 23, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com