Kryetarit i PD-së, Lulzim Basha, do të kryesojë listën e PD-së në Tiranë. Përballë, kreu i opozitës nuk do të ketë një emër të njohur të politikës, por atë të Luljeta Bozos, inxhinieres së njohur që Rama afroi në PS për zgjedhjet.
Kryetari i demokratëve tha këtë të martë se Rama nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit më 25 prill. Basha i krahasoi emrat e rinj të afruar nga Rama si “makiazh”.
“Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar me votë më 25 prill. Nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës.
Ka rëndësi të kuptohet që nuk është ndarë nga krimi, por sado makiazh të hedhë, pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. E kuptojnë të gjithë, edhe socialistët”, tha Basha.
As Ty o vrases s,Ka asgje qe te shpetoje nga prangat.Vrases,gjaksor