• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

by Os De
27/01/2026 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam fajtor në sytë e shumë njerëzve. Prokurori publik do të përcaktojë përgjegjësitë e secilit, përfshirë edhe të miat, dhe do t’i përballoj. Njerëzisht, dhe pa spekuluar mbi atë që do të thotë drejtësia, ndiej peshën e përgjegjësisë.” 

Këto janë fjalët e kryetarit të bashkisë së Crans-Montana, Nicolas Féraud, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për agjencinë Keystone-ATS. Kryebashkiaku shton më tej: 

“Kam marrë disa kërcënime me vdekje. Përpiqem t’i kuptoj këta njerëz, të cilët nuk kanë përgjigjet që do të donin.” 

Sa i përket kontrolleve të bashkisë, ai shprehet: “Nuk isha në dijeni dhe nuk arrij t’i shpjegoj mangësitë që kanë dalë nga analizat tona. Refuzoj të besoj se bëhet fjalë për një situatë sistematike në Crans-Montana.” 

Hetimet 

Për hetimet është shprehur edhe ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Antonio Tajani: 

“Në mënyrën si kanë shkuar gjërat, hetimet kanë cenuar të drejtat e qytetarëve italianë, sepse arrestimi ka ndodhur me vonesë. Vetë ata kanë thënë se ekzistonte rreziku i arratisjes dhe, fatkeqësisht, kemi zbuluar edhe përsëritjen e veprës penale.” 

Audio dhe video të reja 

Ndërkohë kanë dalë në dritë audio dhe video të reja, të konsideruara të rëndësishme për rindërtimin e kushteve të Constellation, lokali ku shpërtheu zjarri që natën e Vitit të Ri shkaktoi vdekjen e 40 personave dhe plagosjen e 116 të tjerëve. Materialet janë përfshirë në dosjen e hetimit të koordinuar nga prokuroria e Sionit. 

Një nga elementët e rinj është një mesazh zanor i dërguar nga Jacques Moretti i liruar nga burgu falë një sipërmarrësi të pasur që pagoi kaucionin e tij – drejtuar bashkëpunëtorit të tij, Gaëtan, i angazhuar me shkumën fonoizoluese që po shkëputej nga tavani. 

Në audio, Moretti kërkon të verifikohet qëndrueshmëria e shkumës: 

“Po Gaétan, provo të heqësh njërën dhe shiko nëse bie, sepse kam përdorur një shkumë që nuk e njoh… Më bëj me dije nëse është në rregull. Më thuaj nëse bie apo jo; nëse bie, për fat të keq do të duhet t’i lëmë.” 

Dy mesazhe zanore dhe vendimet operative 

Një javë para Krishtlindjes, Moretti jep udhëzime përmes mesazheve video dhe audio bashkëpunëtorit të tij. Në dy mesazhe zanore, gjithashtu të përfshira në aktet hetimore, ai shprehet: 

“Ok, atëherë do t’i vendosim përsëri.” Në të dytin shton: “Po, duket mjaft mirë, hiqi edhe të tjerat, të lutem.” 

Sipas hetuesve, mesazhet i referohen të njëjtit material akustik që më pas do të ushqente zjarrin. 

Panele të mbajtura me steka bilardoje 

Përkeqësimi i materialit nga e cila nisi zjarri dokumentohet edhe nga dy video të mbledhura nga avokati Romain Jordan, i cili përfaqëson shumë familje të viktimave. Pamjet tregojnë bashkëpunëtorin e Morettit teksa përpiqet të fiksojë panelet në tavan duke përdorur në mënyrë të improvizuar steka bilardoje si mbështetje. 

Ishte Jean-Michel, babai i Gaëtanit, i cili pasi pa pamjet në telefonin e të birit, e nxiti atë t’ua dorëzonte hetuesve: 

“Kur i sheh këto, e kupton që nuk shqetësoheshin për sigurinë,” deklaroi ai për shtypin francez. 

“Kur u kërkon kamerierëve të shkojnë të ri-ngjisin gjërat në tavan me katër copë ngjitësi… po flasim për një lokal publik, jo për bodrumin tënd.” 

Testi artizanal mbi shkumën 

Gjatë dëshmive, Moretti ka pranuar se e ka testuar personalisht shkumën fonoizoluese me flakë: 

“E kisha parë që gjithsesi digjej. Mora një pishtar (për të krijuar flakë, shën. red.) për të parë efektin mbi shkumën: e përshkoi tërësisht. E vetmja gjë që më bezdisi ishte tymi që më bëri të ndihem keq,” u ka thënë hetuesve, duke minimizuar rrezikshmërinë e episodit. 

Kontrollet 

Sipërmarrësi ka kujtuar gjithashtu se në vitet 2018 dhe 2019 lokali ishte subjekt i kontrolleve të sigurisë nga Bashkia e Crans-Montana-s dhe nga zjarrfikësit, pa u ngritur vërejtje. Ky aspekt po rishqyrtohet tani nga autoritetet gjyqësore, në dritën e materialeve të reja audio dhe video të përfshira në hetim. 

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i 'shpifjes' për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com