• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

by Os De
27/01/2026 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 

Lamallari sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me at ëtë Bashkimit Europian, me qëllim përputhjen për aq sa është e mundur.  

Dy ndryshimet më të debatuara në opinionin publik dhe qarqet mediatike është ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimin e vepreës pena;e të shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes. Këtë ndryshim të fundit, Lamallari e cilësoi një shembull i diskriminimit pozitiv që shteti shqiptar ka ndaj medias, ndërsa theksoi se parkimi dysh do të trajtohet si vepër penale  vetëm në raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfikësve apo operacionet e Policisë së Shtetit. 

“Në fokus të kësaj pakete janë detyrimet që ka Shqipëria në përafrim me 7 akte kyçe të aktit legjislativ europian, në kuadrin e kapitullit 24 të negociatave që kemi me Komisionin dhe vendet anëtare. Kjo paketë përfaqëson një politikë penale më të qartë, më koherente, më europiane, e bazuar mbi analiza konkrete. Në thelb, paketa konsiston në një kontribut dhe hap të matur në drejtim të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. 

Një nga shtyllat kryesore të kësaj pakete është nevoja për të adresuar disa nga pikat e ndërmjetme të identifikuara në pozicionin e përbashkët të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Kodi Penal përfarohet me 7 direktiva të Komisionit Europian, që lidhen me pastrimin e parave, trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, sigurinë e BE-së. Kjo ka qenë një analizë e përbashkët me ekspertët europianë. Këto nuk janë ndryshime formale, ato forcojnë realisht kapacitetet e shtetit shqiptar për të ndjekur krimin e organizuar dhe krimin kufitar. 

Bëhet vëmendje e veçantë i është kushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve vulnerabël, rriten dënimet për zbatimet seksuale. Nga ana tjetër zgjerohen edhe afatet e parashkrimit për këto vepra me ndjeshmëri shumë të lartë. 

Një ndërhyrje e matur dhe e domethënëse bëhet edhe në një fenomen të përditshëm që është parkimi në rresht të dytë, që trajtohet si vepër penale vetëm në ato raste kur pengohet seriozisht qarkullimi i ambulancave, zjarrfikësve dhe policinë e shtetit që mund të jetë në operacione të ndryshme. 

Qeveria shqiptare ka marrë një angazhim që nuk ka ndodhur kurrë më parë: për herë të parë shteti shqiptar shkon me një nismë shumë serioze në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe një vendimi më demokrat që përfaqëson punën e gazetarëve, pa i vendosur ata para presionit për procesim penal, sidomos për akuzat që mund të bëhen për shpifje; nuk mund të ketë kurrsesi ndjekje penale për ta. Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, kemi shkuar më tej duke garantuar mbrojtje specifike për ta”,- tha Lamallari ndër të tjera. 

Next Post
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com