• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një tezë historike: Qeveria s’është zgjidhja por problemi

by Ben Andoni
09/03/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kjo tezë i dedikohet Ronald Regan. Një nga presidentët më novatorë amerikanë do mbahet mënd për stilin e tij jo të zakonshëm të diskursit publik, duke u shprehur hapur për shumë e shumë çështje, si edhe në trajtime tejet të çiltra të ideve për ndryshim.

Ka kuptim të plotë tek ne. E ardhur në kohën tonë, për kushtet e Shqipërisë, qeveritë e pas ’90 paçka mënyrës sesi u janë mbivendosur paraardhëseve, votimit të tyre, do të mbahen mënd për një trend të përbashkët: e kanë sofistikuar korrupsionin, kanë krijuar precedentë të rinj negativë, kurse më tej: kanë lenë problemin e madh të pronësisë ende të pazgjidhur dhe papunësi e mungesë shprese. Kuptohet se qeveria Meksi për vështirësitë e para ia vuri fajin me të drejtë trashëgimisë së vështirë të krizës së viteve të fundit të regjimit; kurse të gjitha qeveritë më pas thjesht sollën probleme, por që ngjanin si dy pika uji me ato që mbartnin nga paraardhësit. Mbase nuk është vendi por kujtojmë sesi asokohe shihej heqja e Fatos Nanos, si problematik dhe i papërgjegjshëm; Berishës, pas tij, për autokracinë dhe varfërinë që krijoi; Edi Ramës sot që paraqet një gjuhë publike agresive dhe ka përcjellë një ekonomi të rënduar, shtuar edhe me pasojat nga tërmeti e pandemia.

Në Shqipëri kërkohen reforma të tilla siç po i nevojiten me ngulm të gjithë Evropës Lindore, kurse sfida është mënyra sesi dhe me çfarë trendi përshpejtues mund të realizohen përfitimet prej tyre, ndjekur me kostot sociale në vend, që duhet të llogariten në mënyrë që reformat të mos jenë vrastare. Dhe, ashtu si parashikonin me të drejtë, gati 30 vite më parë, redaktorët e librit Christopher Stevens dhe Jane Kennan në parathënien e “Reform in Eastern Europe and the Developing Country Dimension”: “Kërcënimi kryesor është se pritjet joreale do të çojnë drejt zhgënjimit dhe erozionit të parakohshëm, i pajustifikuar me pritjen e publikut që të kishte mbështetje për rregullim. Përvoja e Botës së Tretë sugjeron me forcë se do të ishte e mençur që qeveritë reformiste të kërkonin të shuanin pritjet e tepruara publike dhe të përgatisin ashtu si duhet qytetarët e tyre…”.

Kjo mbetet e vështirë tek ne. Cili nuk e mban mënd mënyrën sesi erdhi ose më saktë rierdhi Berisha në pushtet me premtimin për luftën kundër korrupsionit në 2005 e me një pohim thelbësor se do ta shkulte nga rrënjët e do ishte  prioritet i parë i asaj kohe!! Tetë vjet më vonë, Edi Rama më 2013, tha se njerëzit duhet të zgjidhnin mes rrënimit prej korrupsionit e varfërisë dhe Rilindjes apo më saktë hapjes së 300.000 vendeve të punës dhe shumë e shumë gjëra të tjera!

Po realiteti? Shkojmë pak përpara kohës së tërmetit. Le t’i referohemi vetëm një dokumenti, që i referohet të rinjve. Raporti i 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019”, evidentoi gjetjet më kritike të pohuara nga vetë të rinjtë: Niveli i lartë i papunësisë së të rinjve e të rejave në Shqipëri, nivel ky që shkonte nga 20.9 % në vitin 2019, referuar INSTAT në  32.8% sipas ILO-s e që sipas Anketës Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, 73% e të rinjve të intervistuar e adresonin si problemin e tyre më shqetësues. “Ikja e trurit të të rinjve”e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për dëshirën e tyre për të ikur dhe studiuar jashtë vendit. 35% e studentëve me një diplomë Bachelor dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit. Largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë. E më poshtë akoma: Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së prerë ishte dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Dhe qershia mbi tortë, në të njëjtin dokument: Në nivel kombëtar, 62%  e të rinjve nuk kanë besim te partitë politike shqiptare, ndërsa rreth 57% e tyre vlerësojnë me zero pikë punën e pushtetit vendor dhe sektorëve të rinisë. Në zgjedhjet e fundit vendore mbi 50% e të rinjve nuk kishin dëshirë të votonin. Po ç’ndodh vallë? A mos duhet të braktisim vetë qeverinë tonë?! “Qeveria ekziston për të na mbrojtur nga njëri-tjetri. Atje ku qeveria shkon përtej kufijve të saj është momenti t’i tregohet të na mbrojë nga vetvetja”, shprehej cinik dikur Ronald Reagan

Është fakt që kapitalizmi kudo në botë po kalon një periudhë të vështirë dhe me një krizë që po mbartet që nga pandemia, e cila po e fut botën në një spirale të frikshme varfërie. “Ndoshta do ishte koha kur të Majtët mund të fitonin terren për të dhënë alternativa të reja, por jo nga ato të llojit të vitit 1917 i revolucionit të bolshevikëve, por gjithsesi ndryshimet e thella strukturore, ekonomike, social-politike e deri te na natyrës etike janë imperativi i kohës”, shprehej kohë më parë politologu i njohur Servet Pëllumbi, në një nga botimet e tij.

Duket se dështimi i madh i kohës lidhet kryesisht dhe me bjerrjen e vetë të Majtës dhe sidomos mënyrën sesi qeveria Rama po sillet si e Djathtë. Jo më kot, por në një trend që nuk është vetëm tek ne: socialdemokratët janë shndërruar në liberal-demokratë ose po i afrohen natyrshëm teorive neoliberale të tregut. Diskursi i pronës, partneriteti publik privat, korporata investimeve të gjitha, ndërmarrë nga Socialistët shqiptarë, janë ide mirëfilli të Djathta. E duke shtuar dhe marrjen e shumë elementëve të Majtë tek e Djathta atëherë themi se jemi në trendin e kohës ku konfuzioni është në filozofinë politike të liberalizmit, pasi nuk është më habi, që partitë për interesat e tyre të momentit i kanë braktisur ideologjitë qoftë nga e Majta apo edhe nga e Djathta. Basha po e tregon hapur tashmë që për interesat e fitores nuk prish punë që të sillet qoftë edhe si i Majtë. Ndaj, sido që të ndodhë, teza e Regan është e drejtë dhe e vërtetë dhe sot tashmë ku jemi në atë udhëkryq për të zgjedhur. Ndaj pohojmë, sipas Regan: “Qeveria nuk është zgjidhja por vetë problem”. (Homo Albanicus)

 

Next Post
A do të dorëhiqesh nëse humb zgjedhjet? Si përgjigjet Lulzim Basha

A do të dorëhiqesh nëse humb zgjedhjet? Si përgjigjet Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com