• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Për Sali Berishën që habitet pse u shpall non-grata edhe pse s’ka pushtet prej 8 vitesh

by Ardit Rada
25/12/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Që prej shtatorit kur shpalli hapur betejën e tij, Sali Berisha është përpjekur të mbajë në njërën dorë flamurin e SHBA-ve e në tjetrën shpatën ndaj Lulzim Bashës. Lufta e tij për demokratizimin e PD-së në fakt është maska për të justifikuar përpjekjet e tij, por edhe për t’i treguar amerikanëve se në një të ardhme të afërme mund t’u duhet të negociojnë me të si lideri i partisë opozitare më të madhe në vend.

Me nisjen e foltoreve, Berisha është përpjekur ta ndajë shpalljen e tij non-grata nga Departamenti i Shtetit në dy ulluqe. Se pari ai ka akuzuar George Soros si lobues në këtë proces kundër tij. Edhe pse Soros figuron ta ketë takuar Berishën publikisht më tepër se çdo politikan tjetër shqiptar.

Së dyti, ai është përpjekur të viktimizohet në kërkim të mëshirës së atyre që e kanë memorien e shkurtër. Atyrë që i dhanë besimin 8 vite pasi e poqi Shqipërinë me barut kinez dhe te Poliçanit, apo duke ia harruar jetët e humbura në fund të Otrantos.

E pra, në tentativë për të marrë mëshirën e tyre, Berisha shpesh ka ngritur në foltoret e tij pyetjen: Pse më shpallën mua non-grata ndërkohë që unë kam 8 vite pa pushtet?

Për këtë, përgjigjet janë të thjeshta, sidomos kur të kutjon YouTube me kronikat e kohës. Kush s’e mban mend, në orët e fundit për miratimin e Reformës në Drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin nisën vizitat në çdo seli partie, në Kuvend, në Kryeministri e kudo që ndodheshin të bindurit e të pabindurit për ta votuar metamorfozën e drejtësisë shqiptare. Ishte pikërisht Sali Berisha që në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, ngriti shqetësimin se prezenca e ambasadorëve në një mbledhje të tillë ishte shkelje e sovranitetit. Donald Lu nga oborri i PD-së komentoi pak a shumë kështu: Sa ka bërë SHBA për sovranitetin e Shqipërisë, e kemi treguar edhe gjatë diktaturës.

Më pak fjalë, kur Amerika përpiqej t’i mbushte mendjen sekretarëve të hekurt të PPSH për demorkaci edhe me përpjekje diversante, sekretarët mbanin me zell gjyqe për barsetat e gjata të studentëve. Kjo është e para për atë që sot habitet se ç’të keqe paska bërë pa pushtet. Me sa duket, ka menduar që të tallesh me miliardat e investimit më të madh të Perëndimit, është çështje preference.

Së dyti, të gjithë të gjallët e këtij vendi janë dëshmitarë sesi Sali Berisha i bënte thirrje nga foltorja e Kuvendit shqiptarëve debitorë apo hajdutë të rrjetit energjetik që të merrnin armët kundër policisë. Në prill të vitit 2016, ai tha publikishit në Parlament se:

“Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që për sigurinë e tyre të armatosen! Të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, shtëpitë, pasuritë e tyre. Nëse ju si organizatë kriminale (qeveria) mendoni të terrorizoni opozitën me bandat tuaja (policinë) të jeni të sigurt se opozita është e gatshme t’jua kthej ju që të mos gjeni vrimë ku të futeni. Të armatosen, siç armatosen amerikanët”.

Ja pra për turp të kësaj Qeverie dhe Drejtësie që nuk morën masa kurrë, kjo është deklarata e Sali Berishës “pa pushtet”, që bënte thirrje për të vrarë policët dhe inspektorët e OSSHEE dhe IKMT kur shkonin për të prerë lidhjet e paligjshme të energjisë apo rrafshuar ndërtimet pa leje.

Pastaj llogarisni protestat më hunj e zjarre ku rrinte me maskë në mes të gazit veç për t’i dhënë zemër djegies së institucioneve. Apo konsideroni faktin se djegien e mandateve e propozoi publikisht po ai vetë, shumë muaj para Lulzim Bashës, akt ky i dënuar nga SHBA dhe BE dhe që i shkatërroi PD & LSI.

Çuditërisht, ky politikan që sot thotë se kurrë në 8 vite s’e ka diktuar Lulzim Bashën, tundte Kuvendin në emër të opozitës, në dualitet të plotë me kreun e PD. A duhet besuar se këto qëndrime të shprehura me vrer dhe shoqëruar me stërkala pështyme nuk ndikuan fare tek opozitarizmi i këtyre 8 viteve?

Sot, Sali Berisha po shkëputet pak e nga pak nga gjyqi në Paris duke e paraqitur betejën e tij sikur e kishte zanafillën kundër lidershipit të PD, dhe jo kundër SHBA. Ai kërcënon së fundmi se nëse Lulzim Basha s’ia liron zyrën brenda 5 janarit, në datë 8 do t’ia marrë më dhunë. Berisha ende s’e kupton se edhe pa pushtet bën zullume, pikërisht sepse fatkeqësisht ka ata ‘kamikzët’ që i shkuan tek “Air Albania”. Por s’kupton se Amerikës nuk i duhet ofiqi i tij në letra për të parë kush i hedh zjarrit benzinë me të dyja duart, mundësisht edhe me këmbë, me apo pa Bashën shok partie.

Next Post
FOTO/ Krishtlindje në pandemi, si po e kremtojnë festën besimtarët e krishterë nëpër botë

FOTO/ Krishtlindje në pandemi, si po e kremtojnë festën besimtarët e krishterë nëpër botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In