• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbështetja për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, synimi për vitin 2027 është një mësues ndihmës për secilin!

by A. Q
29/11/2026 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një detyrë e thjeshtë mund të kërkojë më tepër kohë,  një fjalë mund të mësohet pas më shumë përpjekjesh.

Ky nxënës i klasës së parë me çrregullime të spektrit autik përpiqet  të hedh hapa të rinj  ndërsa në bankë për ta mbështetur ka Letrinën, mësuesen ndihmëse për të cilën çdo arritje e tij është dhe e saj.

“Ka filluar artikulon disa fjalë, figurat i emërton, arrin të rrijë mes shokëve. Duan më  shumë durim dhe një gjë që të lodh psikologjikish se nuk i ke arritjet e mëdha që  të kënaqin, i ke shumë të vogla, dhe dorëzohesh ndonjëherë, por pastaj papritur ata të surprizojnë”, thotë ajo.

Çdo fëmijë me aftësi ndryshe është i veçantë. Dhe për Letrina Ferrunaj me një përvojë  prej rreth 14 vitesh si mësuese ndihmëse për secilin prej tyre  duhet përgatitur një plan individual. Dhe nëse një mësuesi i duhet të ndihmojë më shumë se një fëmijë  gjatë orarit mësimor koha dhe vëmendja e tij ndahet, po ashtu dhe përftimi për nxënësit.

“E para duhet empati, ta kuptosh fëmijën, të shikojmë si mëson, ku i ka aftësitë. Të gjithë fëmijët janë ndryshe dhe nuk mund te thuash ky ngjanë me këtë, sidomos ata me spekter …

Nxënësit që kërkojnë më shumë mbështetje nuk do kishte rezultat njësoj .. nëse ai nuk është me mbështetje  prindi do detyrohej ta merrte.”

Këtë synon të zgjidhë ministria e Arsimit  e cila  ka paralajmëruar se vitin që vjen do të shtojë mësuesit ndihmës në shkolla duke  e çuar në një mësues për çdo fëmijë me aftësi ndryshe  ndërsa në klasa  numri i këtyre nxënësve  këtë vit shkollor ka shkuar në 6039 nga rreth 4500 që ka qene në vitin 2024- 2025.

“Gjithëpërfshirje nënkupton të të gjitha aspektet, të mësojmë, të bëjmë shokë, të na bëjnë shokë. Ka vështirësitë e veta se katër orë janë shumë për një nxënës edhe për të ndenjur drejtë dhe për të përthithur informacion, por kemi gjetur një ambjent favorizues në klasë.

Me kalimin nga raporti një mësues ndihmës për dy fëmijë në mbështetjen individuale të secilit në 2027, synohet që çdo nxënës me aftësi ndryshe të marrë vëmendjen që i nevojitet pasi suksesi në raste të tilla  nuk matet vetëm me një detyrë të përfunduar,  por dhe me një fëmijë që arrijnë të komunikojë më mirë, të fitojë besim  tek vetja apo të socializohet me të tjerë si ky nxënës i klasës së parë”, tha ajo për ABC News.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit “festohet” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

FOTO/ Edhe dita e Çlirimit “festohet” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

November 29, 2026
“Shqiptarët më kanë motivuar”- Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë pas operacionit në sy: S’jam penduar që mora pjesë në protestë!

Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?

November 29, 2026
Mbështetja për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, synimi për vitin 2027 është një mësues ndihmës për secilin!

Mbështetja për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, synimi për vitin 2027 është një mësues ndihmës për secilin!

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë, bastet online nxjerrin fitues liderin e opozitës me mbi 90%

Zgjedhjet në Spanjë, bastet online nxjerrin fitues liderin e opozitës me mbi 90%

November 29, 2026
“BE evidentoi progresin në arsim”- Leskoviku: Të forcojmë kapacitetet tona institucionale dhe të përthithim sa më shumë fonde!

“BE evidentoi progresin në arsim”- Leskoviku: Të forcojmë kapacitetet tona institucionale dhe të përthithim sa më shumë fonde!

November 29, 2026
Takimi Netanyahu Eisenkot pa rezultat, refuzon opsionin e rotacionit si kryeministër!

Takimi Netanyahu Eisenkot pa rezultat, refuzon opsionin e rotacionit si kryeministër!

November 29, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Kur zjarri vjen në shtëpinë time, kuptoj që po digjemi

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë thyejnë rekordin historik, pjesëmarrja shkon në mbi 68%, Sanchez optimist!

Zgjedhjet në Spanjë thyejnë rekordin historik, pjesëmarrja shkon në mbi 68%, Sanchez optimist!

November 29, 2026
Një vit pa Shpat Kasapin, në Tetovë organizohet mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës së tij artistike! Miqtë prezantojnë dhe “Kur u ndamë”

Një vit pa Shpat Kasapin, në Tetovë organizohet mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës së tij artistike! Miqtë prezantojnë dhe “Kur u ndamë”

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In