• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për paqen e pamundur të konfliktit Nishani-Veliaj

by Lorenc Vangjeli
14/05/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Bujar Nishani është zgjedhur si President i Republikës me votat e të zgjedhurve në Kuvendin e Shqipërisë që ishin parazgjedhur me votat e shqiptarëve nga procesi i vitit 2009. Ka një mandat që ka nisur në vitin 2012 dhe që zgjat deri në korrikun e vitit 2017.

Erion Veliaj është zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Tiranës me votat e qytetarëve të kryeqytetit që nga Kashari, në Farkë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit apo Paskuqan, Unazën e Vogël e gjetkë. Ka një mandat që zgjat deri në qershor të vitit 2019.

Presidenti Nishani ka qenë ish-ushtarak. Ka qenë pedagog, ka punuar në ministrinë e mbrojtjes fillimisht dhe hyri në politikë duke fituar në mënyrë suprizë në zgjedhjet e 2005-ës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ka qenë ministër drejtësie, ministër i brerndshëm. Para se të merrte funksionet ekzekutive, si zëdhënës i PD-së ka qenë veçanërisht i egër dhe i ashpër në deklarimet e tij duke u rreshtuar pamëdyshje në kafazin pa kafaz të skifterëve të PD-së. Por me hyrjen në kabinetin qeveritar, i gjithë ligjërimi i tij politik fitoi një përmasë krejt tjetër qetësie, edhe pse jo me spikamë inteligjence, siç shpejtojnë të shtojnë kritikët e tij politikë.  

Kryebashkiaku Veliaj ishte studenti që u imponua në Tiranë me gjithë një grup miqsh nëpërmjet “Mjaft”-it, një ligjërimi korrekt, aksionit plot fantazi të rrugës dhe protestave në rrugë si dhe mbështetjes së dukshme e të padukshme të disa ambasadave në Tiranë dhe sidomos të Edi Ramës. Nga vezët e përçmimit të hedhura në muret e kryeministrisë kur brenda ishte Nano e deri tek kostumi i tij prej ministri kur në ato zyra hyri Rama, kanë kaluar dy katër vjeçarë. Erion Veliaj, tashmë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ngjan plotësisht si një “Alter Ego” e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama, i cili nga kundërshtar i PS-së u bë ministër i saj dhe nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, u bë kryetar i PS-së e prej andej edhe kryeministër i vendit.

Nishani dhe Veliaj kanë dy trajektore të ndryshme në politikë. I ndajnë dhe i bashkojnë mjaft detaje në rrugën e tyre, por pa dyshim sot i bashkon një konflikt që ngjan më tepër i stisur se real, më tepër televiziv sesa parimor, më tepër pasojë se shkak, më tepër inatçor sesa institucional.

As njëri nga ta nuk e duron në mënyrë reciproke tjetrin dhe kjo është tërësisht e dukshme dhe normale në një vend si Shqipëria ku miqësitë e mundshme mes kundërshtarësh politikë ngjajnë tërësisht anormale. Por tashmë ka shkuar shumë larg. Nga shkëmbimet e para të ironive për çështjen e protestës tek Parku i Liqenit e deri tek ftesa për t’u parë në gjyq për shpifje ka rrjedhur shumë urrejtje në shumë pak kohë. Hetimi penal dhe më pas edhe hetimi i mundshëm gjyqësor me protagonistë dy zyrtarët shumë të lartë të shtetit shqiptar, do të verë gjithkënd në siklet. Ata të dy të parët. Institucionet që drejtojnë gjithashtu. Për shkak të thelbit që do të hetohet dhe bastit që do të duhet të pritet. Çfarë pritet të ndodhë nëse vazhdohet në këtë drejtim, e tejkalon logorenë e zakonshme të llogoreve të luftës në Shqipëri. Ka pak hapësirë për të bërë paqe mes tyre, por duke respektuar njëri-tjetrin, mirë do të ishte që këto dy institucione të mos përfshihen në një konlikt që gjithmonë e më tepër ngjan absurd. Dhe që ka fituar përfundimisht ngjyra personale.

Njëri, Nishani, në majën më të lartë të mundshme të karrierës politike në vend si kryetar i shtetit, me gjasë pa një mandat rizgjedhjeje, i bie të jetë në epilog të karierës së tij; normalisht përtej majës, nuk mund të ketë detyrë tjetër shtetërore për të.  

Tjetri, Veliaj, është në fillimin e karrirës së tij të vrullshme dhe që për momentin, mund të ndërpritet vetëm në rast të një fataliteti politik personal, çka ngjan e vështiorë e mundshme për një njeri që kujdeset pothuaj si Rama për detajet. Të dy së bashku janë në dy rrugë tërësisht të ndryshme qoftë institucionale, qoftë njerëzore. Janë në dy rrugë që vetëm një kapriçio shqiptare i bëri të gjenden përballë. Dhe që tashmë po vazhdojnë të ndeshen përgjithësisht nën hijen e kapriçios së gjithkujt që nuk lëshon rrugë duke dëmtuar në të njëjtën kohë rrugën e të dyve.

P.S. Në të gjithë median shqiptare, televizive, të shkruar, portalet on line dhe në rrjetet sociale, ndeshja dramatike mes Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishte zgjedhja e tretë apo e katër në hierarkinë e lajmeve të së enjtes dhe të premtes. Të shtunën me gjasë do të jetë edhe më poshtë. Në vend të parë padiskutim qëndroi kudo dhe kurdo sfondi i kuq i hotelit ku ishte xhiruar ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë me një vajzë të re, të cilës i afroi punë në këmbim të seksit. Të mbathurat e të zgjedhurit lokal dhe një shenjë e dukshme e moshës së tyre – grisja – trazuan pastaj më shumë se gjithçka tjetër humorin e zi me këtë histori që nisi me ngjyrë rozë. Sepse nuk është mirë, madje është shumë keq kur pushteti tregon br…kët.  

Next Post

Sëpata e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In