• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një minutë më shumë frymë të mbajtur

by Lorenc Vangjeli
07/08/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Mjaftoi vetëm një sherr i rëndomtë në familje që dy prindër të humbisnin jetën. Njëherë njëri dhe njëherë tjetri. Të dy nga dora e djalit të vetëm të familjes dhe vetëm pak ditë nga dasma e vajzës. Ngjarja e ndodhur në periferi të Tiranës tashmë ka të arerstuar autorin që me të gjitha gjasat, i braktisur dhe nga vetja, do të mbyllet në burg për shumë kohë. Veç atyre që ikën pa kuptuar se pse dhe natyrisht tërësisht pa faj, pjesa e mbetur e familjes, qan prindërit, por qan dhe vrasësin e tyre. Një çast më shumë qetësi prej tij në orën e krimit, do të kishte shmangur një tragjedi të shumëfishtë.

Në të njëjtën javë me historinë e vrasësit të prindërve, ndodh historia tërësisht e përkundërt e atij që humbi jetën në tentativë për të shpëtuar jetën e atit të tij. Një depozitë gjigante gazi nisi të rrjedhë papritur. Pronari i lokalit që e kishte vendosur cisternën në bodrumin e pallatit shkon të verifikojë çfarë po ndodhte. Një shpërthim i beftë dhe gjithçka hidhet në erë. Ai humb jetën dhe disa ditë mbas aksidentit, ndërron jetë edhe i biri. Të tjerë të plagosur dhe dëme të shumta materiale mbyllin bilancin e zymtë e tragjik të një aksidenti që mund të shmangej dhe duhej të shmangej. Një çast më shumë që do të duhej t’i rezervohej sigurisë teknike të impiantit, do të kishte kursyer një tragjedi të tillë të rëndë.

Në listën e gjatë të krimeve apo dhe vdekjeve aksidentale, që aty ku ndodhin janë drama njerëzore, ndërsa për lajmet janë statistika, një shumicë dërmuese prej tyre mund të ishin fare lehtësisht të shmangshme. Për shembull pothuaj të gjitha mbytjet aksidentale. Apo dhe vrasjet në det të notarëve me motorët e ujit. Dhe po kështu, edhe vdekjet e dhembshme në aksidentet e pafundme rrugore. Për secilin nga to do të mjaftonte një çast më shumë vëmendje, qoftë nga vetë viktimat, qoftë nga njerëzit që i kanë shkaktuar. Diku pak më shumë sinjalistikë detare, roje plazhi dhe ndalesë e mjeteve ujore në vendet ku noton njerëzia. Diku gjetkë, pak kilometra më ngadalë, një marsh më i ulët në makinë dhe pak alkool më pak tek drejtuesi i mjetit. Dhe mbi të gjitha, një frymëmarrje më shumë në momentin kur arma në dorë bën trim dhe frikacakun, që duke e shkrepur, shkep e qep gjithë jetën e tij dhe të shënjestrës në një mënyrë tjetër.

Me një çast më shumë vëmendjeje edhe tenori Agim Hushi, i larguar tashmë nga Shqipëria, do të kishte një fat tjetër. Teksti që ai postoi në largim kishte nevojë për pak më shumë qetësi në korrigjim që të mos krijonte idenë e gabuar se këngëtari në largim, hidhte gurë e mallkime mbi vendin e tij. Duke shkaktuar tani një rrebesh gurësh që po hedhin mbi të shumë nga ata që pozojnë si patriotë dhe pretendojnë se kurrë nuk u ka shkuar në mend të mëkatojnë duke u larguar nga Shqipëria. Kush rri në Shqipëri nuk është se e do më shumë se të ikurit këtë vend; kush qëndron këtu, nuk qëndron i shtyrë vetëm nga dashuria për Atdhe. Edhe kush ikën, nuk largohet në emër të urrejtjejes dhe as nuk ikën i shtyrë nga urrejtja për këtë vend. Qoftë njëra palë, qoftë tjetra nuk e ka jetën më të gjatë se një çast në krahasim me atë të vendit, i cili ekziston dhe do të ekzistojë pavarësisht nga vapa e gushtit, nga ngjyra në qeverisje, nga përleshjet politike dhe mediatike, nga niveli i investimeve të huaja, nga përqindja e kredive të këqia në banka, nga fatkeqësitë individuale apo nga shpërthimet e zjarreve. Me të ikur dhe të qëndruar, me tragjedi që prekin individë dhe shndërrohen në statistika pa shpirt, ajo çka vazhdon të mungojë është diçka tjetër. Vazhdon të mungojë minuti i qetësisë dhe i frymëmarrjes përpara një veprimi i cili mund të ndryshonte jo vetëm fate individësh, por dhe të të gjithë vendit. Ndonjëherë për mirë, shpesh herë edhe për shumë më keq./JavaNews.al

Next Post
Deputeti i PS replikon me Preç Zogajn: Bën petulla me ujë, LSI bleu PD tënde të shpartalluar

Deputeti i PS replikon me Preç Zogajn: Bën petulla me ujë, LSI bleu PD tënde të shpartalluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In