• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një duel pa gjak mes Romeos e Zhuljetës së Tiranës me Petritin në mes

by Lorenc Vangjeli
31/05/2017 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një dilemë që përsëritet rregullisht në Tiranë përpara çdo palë zgjedhjeve: do të ketë apo jo debat televiziv ndërmjet aktorëve kryesorë politikë? Fatos Nano e Sali Berisha në garë për qeverisjen qëndrore dhe Edi Rama e Besnik Mustafai për bashkinë e Tiranës, në dy debate të një dekade e kusur më parë me Blend Fevziun, janë të vetmet duele që kanë ndodhur deri më tani. Përveç këtyre rasteve, shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë luksin që njerëzit që vendosin për jetët e tyre, të jenë përballë njëri-tjetrit. Gjetkë një gjë e tillë është normë dhe një akt moral pothuaj me vlerën e ligjit, në Shqipëri është ende një tabu. Dhe një çështje që mbetet në vlerësimin e palëve: dua dhe të ftoj dhe duhet të dua që të vij!

Një debat televiziv nuk mund të sqarojë shumë gjëra. As dy apo shumë të tillë. Vlerësimet për fituesin dhe humbësin e debatit janë kryesisht subjektivë. Fjala, pavarësisht peshës së pafundme të saj, nuk ka një instrument që ta peshojë saktë, për të zbuluar se kush e kishte më të rëndë se tjetri dhe cili u duk më i mençur se kundërshtari. Por debati është shumë më shumë se “kush fitoi!”. Eshtë detyrimi i atyre që zgjidhen për të “dhënë shfaqjen e gladiatorëve” përpara atyre që zgjedhin, është mekanizmi që afron transparencë deri në hapësira gri të konkurentëve e kështu me rradhë. Eshtë një nga ato rastet klasikë që edhe nëse nuk ka një produkt konkret, akti në vetvete është i tillë, qoftë një fikëse për zjarrin e pasioneve, qoftë një katalizator për pasione më të mbara se ato që janë të lidhur eskluzivisht me pushtetin.

“Eja në debat…, kam 48 orë që të ftoj në debat”! Lulzim Basha duket se nuk ka më shumë për të humbur. Për të duket se i rëndësishëm nuk është rezultati në zgjedhje, por pjesmarrja në to. Dhe ftesa për debat i ngjan moskokëçarrjes së të mbytyrit që nuk do t’ja dijë nga e lagura në ujë. Por duhet duartrokitur që e bën. Ai sfidon, pavarësisht shpresës se i fituar do të jetë nëse është i refuzuar.

Rama hesht. Një vit më parë, përpara votimit dramatik të reformës në drejtësi, ai ftonte kryetarin e PD-së dhe i shprehte gatishmërinë për të debatuar përpara shqiptarëve “…në çdo format të pranueshëm televiziv” sepse koha vrapon dhe se sfida është historike. Rama atëherë ftonte i bindur se askush nuk do të ndizte kamerat përballë tij dhe Bashës.

Petrit Vasili, ndërsa nuk ka asnjë dilemë për të pranuar ftesën për debat, thotë se të vetmen paqartësi e ka për mënyrën sesi do të japë parashikimin për rezultatin e debatit, me sinqeritet apo modesti: “Me çfarë kam parë dhe me cektësinë si i trajtojnë çështjet, ma bëjnë të lehtë debatin”.

Por debat nuk ka. Dhe nuk duket se do të ketë. Po çfarë i pengon tre kryetarët e partive kryesore në vend që të jenë në një tryezë të rrumbullakët apo dhe disa të tilla me cepa e të njëpasnjëshme. Përballë një apo disa gazetarëve. Në një transmetim në një apo në një rrjet televizionesh kombëtarë e lokalë. Në mungesë të rregullave dhe të traditës, qoftë dhe në një debat me rregulla të improvizuara, që mund të krijojë startin drejt një tradite. E cila edhe pse nuk mund të vendoset me ligj, por ka epërsinë e një akti moral nga i cili askush nuk do të ketë më pas të drejtën të bishtnojë. Në SHBA, për shembull, askush nuk e çonte në mendje që Trump e Hillari nuk do të dilnin përballë njëri-tjetrit në debat mbasi e kishin bërë një gjë të tillë dhe me një dyzinë të tjerësh brenda partive të tyre. Apo dhe së fundmi në Francë e kudo gjetkë në Perëndim. Edhe në Shqipëri kjo nuk duhet të jetë më një çështje dëshire, por një proces detyre.

Secili nga garuesit në qershorin e sivjetshëm, Rama, Basha, Vasili, Idrizi, Duka e të tjerë, janë prej vitesh në ekrane. Secili nga ta ka më shumë orë televizive se Kaç Çaushi apo Çim Xhepa që janë aktorë profesionistë. Secili nga ta jep shfaqje të përditshme me regji profesionale. Le të japin dhe disa të tilla në këto ditë të mbetura të fushatës. Publiku dhe suksesi i spektaklit politik është i garantuar. Debati mes tyre do të jetë një sprovë e shërbesës që ata i bëjnë qoftë të drejtës së publikut për të qenë i informuar, qoftë i detyrës së tyre për t’i shërbyer humorit të publikut.

Si rregull, negociatat që synojnë një marrëveshje, janë të fshehta. Edhe njerëzit, mjetet dhe teknikat që çojnë palët në marëveshje janë gjithashtu të tilla. Por imagjinoni një moment sikur të kishte një kamera në negociatën kokë më kokë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në mesnatën e 17-18 majit në Tiranë. Duke nisur që nga momenti që Rama i trishtuar si Romeo i kapi dorën Bashës tek dera e hekurt e kryesisë së Kuvendit e deri në daljen e tyre jashtë, përpara të njëjtës derë, kur Basha si Zhuljetë e turpshme, pranoi se kishte ndodhur marrëveshja. Edhe pse çifti i famshëm i Shekspirit nuk pati fund të lumtur, Romeo dhe Zhuljeta e Tiranës, padyshim i kursyen vendit një fund të tmerrshëm drejt të cilit padija dhe ligësia po projektonte përplasjen. Do të ishte “historike” kamera që do të kishte mundur të regjistronte dramën mes dy burrave që u takuan aty pa dëshmitarë dhe që po për këtë shkak, mund të kenë dëshmitarë të gjithë shqiptarët në një përballje televizive.

Next Post
Braçe replikon me Mustafajn: Je i paditur dhe përçmues

Si e parashikon rezultatin e zgjedhjeve në Lushnje, Erion Braçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportime për një mjet fluturues të paidentifikuar nga Kina, forcat e armatosura përgatiten ta rrëzojnë

Lufta në Iran drejt fundit, Kina i kërkon Teheranit të hapë ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

April 16, 2026
YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

April 16, 2026
Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese në Itali, lejon beqarët të birësojnë fëmijë të huaj

“Ballë për ballë” me Ramën në gjyq, Berisha: Thojini të bëhet burrë, ta marrin vesh shqiptarët…

April 16, 2026
Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten

Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten

April 16, 2026
Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

April 16, 2026
Rama niset drejt New York për takimin me shqiptarët e SHBA, detaje nga organizimi dhe pjesëmarrja

Jo vetëm në Romë! Rama vizitë zyrtare edhe në Barcelonë, zbardhet agjenda e takimeve

April 16, 2026
Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e policisë rrugore, plagosen tre pasagjerë

Rikthehet në normalitet transporti publik në Tiranë; arrihet marrëveshja me Qeverinë dhe Bashkinë

April 16, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

“Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Në Komisione doni kohë, sot flisni ndryshe

April 16, 2026
Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In