• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Për luftën kundër lajmeve të rreme nevojiten medie të lira”

by Java News
03/06/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që është më me rëndësi për t’u bërë në luftën kundër lajmeve të rreme është të sigurohemi se a u përmbahemi vlerave demokratike në të cilat bazohet Aleanca për demokraci, sundimin e së drejtës, lirive individuale dhe lirisë së medias të cilat nuk duhet të jenë viktimë e propagandës, por duhet t’i sigurojnë faktet, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në përgjigjen e pyetjeve në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.

“Na nevojiten gazetarë të cilët do të besojnë në burimet e tyre, media të cilët do të kenë qëndrime të ndryshme për një temë të njëjtë dhe të cilat do të shkaktojnë debat të hapur”, ka thënë Stoltenberg.

“Duhet të përgjigjemi përmes mbrojtjes së rrjeteve tona, por një pjesë e reagimit është edhe përgjigjja ndaj informacioneve të rreme kur i shohim. Jam i bindur se përgjigjja më e mirë e lajmeve të rreme dhe propagandës është përhapja e fakteve dhe të vërtetës dhe në fund ato do të sundojnë’’,  shtoi ai.

”Maqedonia e Veriut tregoi se është e gatshme të tejkalojë vështirësitë serioze dhe tani ka një demokraci më të fuqishme. Keni zbatuar zgjedhje të lira dhe korrekte, keni debat të hapur me gazetarët  të cilët parashtrojnë pyetje më të vështira ashtu edhe siç duhet të bëjnë gazetarët në një shoqëri të hapur”, theksoi ai.

Kryeministri Zoran Zaev tha se vlerat e vërteta të NATO-s janë sundimi i të drejtës, liritë e përgjithshme dhe proceset demokratike mes të cilave edhe liria a medieve.

“Si shtet anëtar i ardhshëm i NATO-s do të adaptohemi me gjithë atë që paraqet përvojë pozitive nga partnerët tanë në Aleancë, por na duhet bashkëpunim me bashkësinë e medieve. Besoj se do ta kemi me të gjithë që bashkërisht të kontribuojmë të jemi shoqëri edhe më e mirë demokratike për të gjithë”, tha Zaev.

/a.rada

Next Post
“Shota” e Haklajve reagon ndaj Berishës: Çetnikët e tu vranë popullin dhe sot bëjnë si shpëtimtarë

'Shota' e Haklajve i shkruan Berishës: Zgjidh një studio televizive dhe përballu me mua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In