• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për këta që duan të ndalojnë festimet për medaljet olimpike

by Mero Baze
12/08/2024 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Pas përpjekjeve për t’u tallur me fitoren e dy medaljeve në Lojërat Olimpike, të parat në historinë e Shqipërisë, për shkak të origjinës ruse të sportistëve të ekipit tonë olimpik, sot ka vërshuar një valë e re zemërimi kundër festimeve për ta.

Në qendër të sulmeve si zakonisht është Erion Veliaj, rrufepritësi në dispozicion i shumicës që pret si zakonisht sulme për çdo gjë që ndodh në këtë vend, që nga arrestimi i Berishës e deri tek medaljet olimpike.

Tani po e akuzojnë se çfarë merite ka ai, për dy medaljet, dhe pse i politizon ato. Madje Genc Pollo i ka akzuar ata se ata nuk njohin Ismail bej Vlorën dhe Naim Frashërin. Mirë që nuk thotë nuk njihnin as Take Pollon.

Së pari, marrja e sportistëve të huaj në ekipe olimpike nuk është ndonjë fenomen shqiptar. Siç e shkruante Dritan Shano në një postim në X, tre medaljet në atletikë i kanë fituar tre sportistë kubanë për llogari të tre shteteve të ndryshme, Spanjë, Portugali dhe Itali. Nuk besoj se ky i Italisë dinte ndonjë varg të Dantes apo i Spanjës ndonjë varg të Lorkës. Nuk po flas për historinë.

Përpjekja për të gjetur arsye për të mos u gëzuar është e lavdërueshme, por nuk ke pse t’ia imponosh shoqërisë mërzitjen tënde. Ata janë të lirë të mos gëzohen. Por kjo përpjekja për të qortuar ata që gëzojnë, tregon se këta i kanë konsideruar Lojërat Olimpike si fushatë zgjedhjesh kundër Qeverisë.

Së dyti, ky shqetësimi pse gëzon kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe çfarë merite ka ai në këtë histori është një debat po aq politik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka të drejtë të ndjehet i gëzuar se janë dy sportistë të Klubit Sportiv Tirana të Bashkisë së Tiranës, dhe dy sportistët paguhen nga Bashkia e Tiranës.

Kjo është arsye për t’u krenuar.

Për të gëzuar s’ka nevojë për këtë arsye se mund të gëzohet dhe si qytetar, por si shef i tyre natyrisht ka të drejtë të krenohet.

Dhe së fundmi ata që janë të shqetësuar nga gëzimi për këto fitore apo dhe ata që mërziten, nuk janë as heronj dhe as tradhtarë, por janë njerëz që nuk kanë jetë të tyre apo mendim të tyre për sportin, por e përjetojnë atë vetëm politikisht.

Tani këta që janë të mërzitur vetëm për arsye politike dhe vetëm pse medaljet janë fituar tani që socialistët janë në pushtet, janë pjesa më e politizuar në gjithë këtë debat publik qesharak. Këta të paktën nuk kanë të drejtë të thonë se po e politizoni nga gëzimi, se këta po e politizojnë nga mërzitja.

Nga gëzimi njeriu dhe mund ta tejkalojë masën, se gëzim është. Kurse nëse je i mërzitur për arsye politike dhe nuk do të lësh njeri të gëzojë, duhet ta kuptojnë se nuk të merr njeri as si anti-shqiptar dhe as si tradhtar, siç përpiqesh të viktimizohesh, por thjesht si një gomar.

Next Post
Pamje apokaliptike nga Athina! Flakët “përpijnë” një lagje në periferi, disa banorë transportohen në spital

Pamje apokaliptike nga Athina! Flakët “përpijnë” një lagje në periferi, disa banorë transportohen në spital

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Sa për kërkesën e Çunit të Stefanaq Pollos (anëtar i devotshëm i PPSH-së bile edhe sekretar partie i fakultetit) Genc Pollo, do të thosha plotesisht dakord që sportistët e natyralizuar shqiptarë, të mësojnë mirë Naimin, Skënderbeun, Ismail Qemalin, etj, ………………por më parë, duhet të mësojnë historinë aktuale se sa ka vjedhur,Genc Pollo, me kabllot e internetit nëpër Shqipëri, dhe nuk ka ngelur shofer që nuk e shan me nënë, motër e grua këtë palluqen Genc,m për kanalet prej betoni në anë të asfaltit.
    Duhet të mësojnë për kriminelin Sali Berisha e Kriminelin Ilir Metaj, sa kanë vrarë, kë kanë vrarë, sa kanë vjedhur, sa toka kanë grabitur, duke qenë nga gopi i sëmës, janë bërë pronarë të gjysmës së Shqipërisë.
    A do më Genc Pollo ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

January 6, 2026
Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

January 6, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

January 6, 2026
Pjerin Ndreu: Jemi në situatë problematike, akoma jo alarmante

Pjerin Ndreu: Jemi në situatë problematike, akoma jo alarmante

January 6, 2026
“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

January 6, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Berisha nuk ka siguri votash brenda PD

January 6, 2026
Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

January 6, 2026
Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

January 6, 2026
VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

January 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In