• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Berishën protesta e së shtunës ishte më e fuqishmja: 5 ministra ia mbathën, u lemerit narko-qeveria

by Java News
27/05/2018 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas protestës të së shtunës, ish-kryeministri Sali Berisha ka bere një shkrim në profilin e tij në rrjetet sociale me titull: “Revolta që lemeriti narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë botën”.

Edhe pse siç u vërtetua me pamje të filmuara me dron pjesëmarrja ishte tepër e ulët, sipas Berishes, “revolta masive e djeshme, për efektet e saj ishte njëra nga më të fuqishmet në historinë e protestave kundër narkoshtetit”.

Ai thotë se ministrat u trembën. Sipas Berishës, duke iu referuar të dhënave nga sistemi TIMS, 5 ministra kanë dalë për në Mal të Zi të premten pasdite, që sic thotë ish lideri i PD, “njëlloj, era e stuhisë që po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj n drejtime te paditura jashte Tirane.

Shkrimi i Berishës:

Revolta qe lemeriti narkoqeverine dhe damkosi ate ne mbare boten!

Te dashur miq, revolta masive e djeshme, per efektet e saj ishte njera nga me te fuqishmet ne historine e protestave kunder narkoshtetit, dhe kjo perben nje kontribut te çmuar, fitore te vertet ne luften per çmontimin e narkoqeverise per te gjithe ata qe nga Tirana dhe mbare vendi mbushen dje bulevardin deshmoret e kombit si dhe per te gjithe te tjeret qe ishin shpirterisht me ta. Mendoj se tre jane arritjet me madhore te saj.

E para, kjo revolte, vetem me frymen e fuqishme para saj i futi friken deri ne palce dhe detyroi Edvinin te zhbeje axhenden e tij ne Tirane, madje edhe me te huaj, dhe t’ia mbathe naten e te premtes per ne Velebisht duke leshuar keshtu institucionin e kryeministrise per te mos rrezikuar lekuren e tij. Njelloj, era e stuhise qe po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj ne drejtime te paditura jashte Tirane.

berisha ne proteste

Vetem per ne Mal te Zi, sipas sistemit TIMS te premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerezit qe gogesijne gjithe diten pasurite nga droga dhe vjedhja e takspagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe!

Ne kete aspekt revolta e opozites e dt 26 maj 2018 perseriti pa dhune dhe ne nje forme tjeter 14 shtatorin e vitit 1998!

E dyta, dje opozitaret e revoltuar detyruan Fatziun, njerin nga dy ministrat qe qendroje ne Tirane te leshoje si mi zyren dhe te largohet me vrap nga tuneli i narkoministrise duke menduar vetem per lekuren e tij dhe deshmuar se njelloj si padroni i tij nuk njeh detyre as flamur!

Ne te vertete, pas zhdukjes se Fatziut, ne perballjen e tyre me narkopolicine, te revoltuarit guximtare po te mos i terhiqte kryetari i PD ne pak minuta do te vendosnin flamurin e fitores mbi ministrine e droges dhe krimit njelloj siç e vendosen me 14 shtator te vitit 1998 ne kryeministri!

E treta, revolta e fuqishme e djeshme e opozites me shume se te gjitha protestat e meparshme pushtoi me mesazhet e saj te veçanta mediat e mbare botes. Mediat me te medha te SHBA dhe vendeve tjera, nder te cilat televizionet Fox News, ABC, NBC, New York Times, Washington Post e dhjetra e dhjetra media te tjera. Dje hapsira mediatike boterore u dominua nga tre lajme fatale per narkoqeverine.

berisha dhe monuika

Sipas tyre shqiptaret protestojne:

a-kunder lidhjeve me drogen dhe krimin te Edvin Kristaq Rames

b-kunder lidhjeve te ministrit te brendshem Fatzi Xhafa me drogen dhe krimin, ndihmen qe ky i ka dhene vellait Geron Xhafa per trafiqet e tij

c-dorezimin e Geron Xhafes, autoriteteve italiane per te vuajtur 7 vjet burg i denuar si trafikant nderkombetar droge.

Ndaj duke shprehur nderimin tim me te madh per qytetaret e revoltuar opozitar, per guximin dhe suksesin e djeshem, ftoj mbar qytetaret e ketij vendi qe te konsiderojme arritjet e dites se djeshme si proven e pergjithshme per te hedhur ne rastin me te pare ne greminen e historise Noriegen dhe narkoqeverine e tij! sb

Next Post
Dy orë tensione e përplasje me policinë, Basha mbyll protestën: Ky ishte mesazh i popullit!

26 maji protestë e dështuar qëkurse nisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

June 9, 2026
Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

June 9, 2026
Nga arratia, Arben Ahmetaj padit në Strasburg vendimin e GJKKO-së

Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

June 9, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush favorizohet në karrierë dhe financa? Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

June 9, 2026
Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

June 9, 2026
Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

June 9, 2026
Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

June 9, 2026
Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

June 9, 2026
Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

Aksion ‘blic’ në Vlorë, grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

June 9, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pse nuk u ngritën në protestë për Gërdecin? Pse u gjet ky moment për protestë

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In