• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që thoshin “Rama iku tani, do e heqin amerikanët, i ka orët e numëruara”

by Java News
23/09/2023 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Tafani

Çështja Mcgonigal u mbyll në gjykatë, pa përfshirë në të Ramën.

Ishte evidente nga materialet e dosjes McGonigal që nuk mund të kishte dënim apo akuzë penale ndaj Ramës. Mjaftonin pak njohuri juridike dhe politike dhe të kontekstit historik ku jetojmë për ta kuptuar këtë gjë. Nuk kishte prova që e implikonin direkt, nuk ishte në interesin e McGonigal të pohonte që Kryeministri shqiptar kishte ndërhyrë tek FBI (pse të hante dënime shtesë, kur provat ishin të paqarta?!), nuk kishte interes vetë në SHBA për ta ndjekur më tej.

Në fund të fundit në vetë SHBA ekzekutivi e ka përdorur shpesh FBI, për të sulmuar kundërshtarët politikë, rasti i Trump është ai më i fundit në një listë të gjatë. Dhe nëse ka patur rrudhje turinjsh nuk ka patur ndonjë indinjatë. Kështu kanë ardhur kohët. Morali është lënë jashtë portës.
Siç thashë, mjaftonin pak njohuri juridike dhe politike, por si dhe pak njohuri për kohën dhe moralin ku jetojmë, për ta kuptuar që më parë këtë gjë.

Opozita me të drejtë insistonte tek një “lojë e ndyrë” e Ramës. Pavarsisht shfajesimeve të Ramës shumë shqiptarë è kanë të qartë apo e kanë krijuar tashmë si ide që Rama është përfshirë aty. Opozita duhet të ndalonte aty.

Problemi është që opozita vazhdonte më tej duke pretenduar që Rama do dënohej, në SHBA është bërë nami në opinionin publik dhe të gjithë mbanin në gojë çështjen McGonigal.

Ndërkohë nën zë u thuhej militantëve “Rama iku tani, do e heqin amerikanet, i ka orët e numëruara”.

Nuk kishte asnjë gjë me larg të vërtetës dhe patetike se këto qëndrime të opozitës.

Çfarë mund të kuptohet nga kjo është se opozita ose nuk ka njohuri juridike apo politike dhe kohës ku jetojmë, ose është një mashtruese ordinere që insistonte në gjëra që dihej që nuk do ndodhnin, në kuadër të “ngritjes së frymës tek militantët”. Të dyja janë të rënda.

E keqja tjetër është që ky rast tregon që dhe vetë opozita ka humbur besimin në forcat e saj dhe pret një zgjidhje mekanike nga jashtë “për të hequr Ramën”.

Një shpjegim shtesë për një pjesë të opozitës mund të jetë fakti që vetë Berisha që e ndjen veten të sulmuar padrejtësisht me sanksione “nongrata” insistonte tek ky rast për të treguar që ky sanksion është vendosur në mënyrë abuzive dhe rasti MczGonigal e vërtetonte. Por dhe vetë Berisha duhet të ndalonte aty. Vazhdimi dhe insistimi në ekzagjerime të tipit “çudirat që do dilnin nga gjyqi në SHBA, opinioni publik amerikan që ziente kundër Rames, fajësia e qartë me prova e Rames, dënimet penale që do vinin” etj etj shpjegohet po me të njëjtën gjë si me sipër ose nuk ia ka haberin me politikës dhe kohës ku jetojmë ose mashtron për konsum të brendshëm por të përfshirë në këtë rast me interes personal.

Si è thashë dhe më sipër, e gjithë opozita ishte ose injorante ose mashtrues në ekzagjerime e veta, por ironikisht nga të gjithë palët e opozitës vetëm Berisha ka një justifikim interesi personal në këto qëndrime.

Të paktën ai di të bëjë lojë për veten e vet, plus “i jep zemër militantëve” ndërsa pjesa tjetër e opozitës ngel tek pjesa “u jep zemër militantëve”.

Por gjithsesi veçanëria mbaron këtu.

Kjo politikë padije apo mashtrimi “t’u jepet zemër militantëve” pasi vetë opozita e ndjen veten të pafuqishme për të hedhur Ramen, tregon që duhet një Lidershipi i ri në opozitë me njohuri politike dhe mentalitet tjetër nga ai që mbizotëron sot aty.

Next Post
“Mashtrime”/ Djali në burg për dhunë ndaj bashkëshortes, flet babai i 28-vjeçarit: Nusja mund të ketë lidhje me dikë tjetër dhe…!

"Mashtrime"/ Djali në burg për dhunë ndaj bashkëshortes, flet babai i 28-vjeçarit: Nusja mund të ketë lidhje me dikë tjetër dhe…!

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Rama ka mare pike nga kjo ceshtje populli do ta votoje me shume.,por duhet te futet me thelle ne Amerik te mari projektin e bombes atomike dhe te raketes balestike.dhe pastaj te shpallet mbret i shqiperise me referendum dhe gjith populli do ta votoje.

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

February 23, 2026
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

February 23, 2026
BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In