• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës

by Astrit Patozi
07/12/2019 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Ka më shumë se 20 vjet, që sa herë ka ndonjë siklet të madh, e merr vetë në dorë skenën dhe bëhet, jo vetëm regjisori, por edhe aktori kryesor i saj. Arsyeja është e thjeshtë, Edi Rama i fton të gjithë të interesuarit që të mos i shikojnë punën, por të merren me gunën e tij. Ndërkohë që askush në Shqipëri nuk e ka votuar për artist, por për zyrtar të lartë shteti, kryeministër, kryetar bashkie, ministër etj.

Këtë po bën edhe këto ditët e trishtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, me një denduri dhe intensitet të admirueshëm, që shkon në përpjestim të drejtë me përmasat e tragjedisë.

Sot duhet të ishte në akuzë dhe në monitorim si njëri nga përgjegjësit kryesorë për këtë Shqipëri të dobët dhe të papërgatitur, të cilën e gjeti gafil tërmeti, duke e këputur dhe gjunjëzuar më shumë aty ku peri ishte më i hollë.

Duhet të trajtohej seriozisht dhe pa hallakatje si njëri prej arkitektëve më të rëndësishëm të një projekti diabolik, që e ka zhytur dhe drobitur vendin në një zinxhir korrupsioni, abuzimesh me pushtetin, arbitrariteti dhe padrejtësie, në gjithë këto vite. Dhe, po të doni, si personin që ndoshta mund të ketë edhe përgjegjësi direkte për veprime apo mosveprime të drejtpëdrejta gjatë ushtrimit të detyrës, sot si kryeministër, dhe dikur si kryetar bashkie.

Por ajo që nuk shpjegohet dot është fakti se përse, sa herë që mbyllet perdja, pas akteve të shfaqjes, kritikët e tij më të mëdhenj nisin një debat të egër për fjalët, gjestet, batutat, grimasat, mjekrrën, poturet dhe atletet e udhëheqësit. Duke shkuar në nje fare mënyre si demat pas bezes së kuqe.

Në këtë kontekst duhet parë edhe gjoja beteja e tij permanente me portalet dhe mediat e tjera, e cila, jo rastësisht ngjan me luftën e klasave, sepse ashpërsohet gjithmonë në kohë krizash. Ndërkohë që është fare e qartë se është e gjitha e telekomanduar nga ai vetë, me qëllimin e vetëm që me një gur të vrasë dy zogj.

Sepse, nga njëra anë, e sposton vëmendjen e publikut tek një vatër e vogël dhe artificiale, duke e larguar atë nga krateri kryesor i vullkanit. Dhe nga ana tjetër, e relativizon shumë peshën e atyre që shkruajnë dhe thonë mediat, duke i trajtuar shumicën e tyre si kundërshtar politik.

Dhe ky është një plan që ndihmohet pa masè, kur dikush ulëret më shumë për “fjalën e lirë”, që po sulmohet në kohë tërmeti, sesa për ata që kanë firmosur dhe vulosur për pallate dhe hotele monstra, që zunë brenda 51 shqiptarë të pafajshëm dhe plagosën e lanë pa çati mijëra të tjerë. Dhe nuk ka mënyrë më të keqe për ta liruar vlerën e fjalës, sesa të përfshihesh në polemika boshe me dikë, që kërkon me zor një sherr të vogël për të mbuluar një hall shumë të madh.

Në këto ditë të vështira pas tërmetit, Edi Rama është full time duke bërë punën, që i ka caktuar vetes, e cila sigurisht që nuk ka lidhje me detyrën e kryeministrit. Ndërsa të gjithë të tjerët, që po merren pa u lodhur me gunën e tij, nuk janë duke bërë punën e tyre.

Next Post
Basha, në bizneset e dëmtuara nga tërmeti: Kam një plan me 5 pika edhe për ju

Basha, në bizneset e dëmtuara nga tërmeti: Kam një plan me 5 pika edhe për ju

Comments 1

  1. Tr says:
    7 years ago

    Ik o fshatar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com