• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“’Peqja’ i kishte borxh, por…”/ Dëshmon miku i Aleksandër Sadikajt: Ç’ndodhi një ditë para vrasjes

by Java News
13/06/2022 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë më parë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi makina e 27-vjeçarit nga qyteti i Beratit, Aleksandër Sadikaj u hodh në erë, pasi iu vendos tritol. Shpërthimi i fuqishëm tronditi zonën, ndërsa i riu humbi gjymtyrët dhe më pas për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.

Së fundmi është publikuar dëshmia e mikut të viktimës. Sipas shtetasit me inicialet E.G., kohët e fundit 27-vjeçari shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’.

Ndërsa në lidhje me bizneset që kishte arritur t’i hapte në Shqipëri viktima, shoku tha se nëna e tij ka punuar 2-3 punë në emigrim. Mes të tjerash në dosje flitet edhe për një borxh që sipas shokut të viktimës, Aleksandrit i kishte borxh një shtetas nga Kuçova.

“Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla”, thuhet në dëshmi.

“Me ‘Sanchon’ viktima rrinin çdo ditë bashkë, pasi kishte dy muaj që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë.”

Deklaruesi shprehet se viktima nuk i kishte borxhe asnjë njeriu, por ka dëgjuar biseda dhe i ka thënë për një shtetas që e thërrisnin me pseudonimin, “Peqja” nga qyteti i Kuçovës, i cili i kishte borxh 15 ose 19 milionë lekë të vjetra.

Madje këto ditë i kishte dërguar një djalë me emrin B.Gj nga Kuçova i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe t’ja mbyllte si problem me “Peqjen”. Në kohën që i kishte dhënë paratë, ai nuk kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’ja kthente pak më vonë me kushte që t’ja jepte edhe një përqindje interesi.

Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ja jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5 000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore./News24

g.kosovari

Next Post
Lia e majmunëve mbërrin në Kosovë? Regjistrohet një rast i dyshuar. Ja procedurat që ndiqen

Sa e rrezikshme është lia e majmunit? Mjeku infeksionist: Frika ekziston, përhapja është problematike, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In