• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e rrezikshme është lia e majmunit? Mjeku infeksionist: Frika ekziston, përhapja është problematike, por…

by Java News
13/06/2022 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist, Edmond Puca duke folur rreth lisë së majmunit, sëmundje që ka filluar të përhapet masivisht ditët e fundit tha se ajo “ka qenë nën rrogoz”, por tani janë stimuluar disa faktorë, të cilët kanë bërë që të dalë në sipërfaqe.

Mjeku ka apeluar që ne të mos shqetësohemi shumë, pasi sipas tij nuk është shumë problematike si sëmundje.

“Në muajin maj, rastet kanë marrë një rritje galopante dhe të dhënat botërore të shëndetësisë deri ditën e premte raportonin pothuajse 29 vende, të cilat e kanë për herë të parë si sëmundje përjashtuar vendet afrikane.

Numri i rasteve është pothuajse 1 mijë persona të prekur për vendet që e kanë për herë të parë, përveç vendeve të Afrikës që shkon 1 mijë e 400 persona të prekur. Kështu që si përhapje është pak problematike. Unë do të thoja që nuk është shumë problematike si sëmundje, nëse do ta vlerësoja si virus. Por në aspektin e përgjithshëm, dikur ishte në gjumë si sëmundje, po flinte, pse u zgjua në mënyrë kaq të papritur lë pak pikëpyetje për t’i diskutuar.

Frika ekziston, por unë do të thoja që ne të mos shqetësohemi aq shumë. Më tepër kjo i takon personave që merren me shëndetin, për të parë se pse kjo sëmundje u zgjua. Është një ide që ndoshta kjo sëmundje ka qenë në rrogoz, sepse dukej pak e vështirë se si mund të përhapej kjo sëmundje pavarësisht faktorëve që e favorizojnë atë. Është një ide e disa laboratorëve, por jo e konfirmuar plotësisht se ndoshta kjo sëmundje ka qenë nën rrogoz, por tani janë stimuluar disa faktorë.

Dihet që kjo sëmundje se pavarësisht se e ka emrin lija e majmunit, janë disa lloj brejtësish afrikanë, të cilët arrijnë ta transmetojnë dhe mënyra e sjelljes së personave në ato vende, mënyra se si i gjuajnë ato kafshë, ndoshta mishi që merret në ato vende mund të jetë një mënyrë transmetimi shumë e mirë nga brejtësi te njeriu. Pastaj është vënë re që kjo duke qenë një sëmundje virale ka faktor favorizues kontaktin e ngushtë me njëri-tjetrin. Një grup i akuzuar janë personat që kryejnë marrëdhënie seksuale se transmetohet përmes prekjes së lëkurës”, u shpreh Puca teksa ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”.

g.kosovari

Next Post
Mark Gjonaj thirrje shqiptarëve në SHBA: Bashkohuni të rizgjedhim Mike Benedetto anëtar asambleje. Ai ka qenë gjithmonë një avokat i komunitetit tonë

Mark Gjonaj thirrje shqiptarëve në SHBA: Bashkohuni të rizgjedhim Mike Benedetto anëtar asambleje. Ai ka qenë gjithmonë një avokat i komunitetit tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com