• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

by E B
01/04/2026 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria e Izraelit ka deklaruar këtë të mërkurë se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollah-ut, Haj Youssef Ismail Hashem, në goditjen më të madhe ndaj grupit që nga shpërthimi i luftimeve të reja me Izraelin në fillim të muajit të kaluar.

Marina izraelite vrau Hashem-in, komandantin e frontit jugor të Hezbollah-ut, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në një deklaratë në X.

Hezbollah më vonë konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë të mërkurën, duke e quajtur atë një “pishtar të Rezistencës Islame.”

Vdekja e tij konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha që ka pësuar grupi që nga vrasja e shefit të shtabit Haytham Ali Tabtabai në nëntor të vitit 2025.

Komandanti i lartë

Reuters shkruan se Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ka humbur shumicën e komandantëve të tij të lartë pas luftës së fundit me Izraelin që zgjati nga tetori i vitit 2023 deri në nëntor të vitit 2024. Hashem kishte trashëguar postin nga Ali Karaki, i vrarë së bashku me ish-udhëheqësin Hassan Nasrallah në një sulm izraelit në shtator 2024.

“Ai është një komandant i nivelit të parë dhe kjo është goditja më e rëndë që kemi pësuar që nga vrasja e Tabtabai,” tha një zyrtar i lartë i Hezbollah për Reuters.

Haytham Ali Tabtabai u emërua shef i shtabit pas luftës së vitit 2024 me Izraelin. Ai u vra në periferi të kryeqytetit Beirut në një operacion që kishte në shënjestër grupin pas një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin që i dha fund luftimeve.

Pauza e dhunës rezultoi jetëshkurtër. Gjatë armëpushimit Izraeli shënjestroi komandantë dhe operativë të Hezbollah-ut në gjithë Libanin. Luftimet rinisën në fillim të muajit të kaluar pasi Hezbollah lëshoi raketa ndaj Izraelit, duke nxitur një kundërpërgjigje që u zgjerua në një luftë të plotë.

Që atëherë, mbi 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Liban dhe sulmet izraelite kanë vrarë mbi 1 mijë e 260 persona, sipas autoriteteve libaneze.

Më shumë se 400 luftëtarë të Hezbollah-ut janë vrarë që nga 2 marsi, thanë për Reuters dy burime të njohura me numërimin e grupit.

Dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në Libanin jugor që nga 2 marsi, sipas ushtrisë izraelite.
Sulmi i Izraelit që kishte në shënjestër Hashemi-n vrau shtatë persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Takim me komandantë të tjerë

Hashem kishte qenë duke u takuar me komandantë të lartë kur u vra.

“… një ekip po monitoronte qiellin për dronë ose avionë lufte dhe sulmi erdhi nga anijet luftarake, gjë që nuk ishte parashikuar,” shtoi burimi. “Një grup komandantësh të nivelit të dytë dhe të tretë dhe disa shoqërues u vranë së bashku me të.”

Talal Atrissi, profesor i sociologjisë në Universitetin Libanez dhe analist i afërt me Hezbollah, tha se vrasja e Hashem-it ka gjasa të mos ndikojë në sjelljen e grupit në fushëbetejë.

“Është sigurisht një humbje për Hezbollah-un dhe rezistencën, por siç kemi parë, ata kanë një numër dy dhe një numër tre që mund ta zëvendësojnë,” tha ai.

Next Post
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

FOTO/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

August 29, 2026
VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

August 29, 2026
Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

August 29, 2026
“Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

August 29, 2026
FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

August 29, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Trupi i të moshuarit gjendet i pajetë dhe i gjakosur në rrugët e Elbasanit, dyshimet e para për shkaqet!

August 29, 2026
Vladimir Putin merr një vërejtje nga miku i tij besnik, Lukashenko: Lufta po zgjatet!

Arsyet pse Lukashenko i shkoi për vizitë surprizë Putinit dhe si do ta zgjidhin ‘problemin’ ukrainas!

August 29, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Analiza e REL: Pse referendumi në Islandë do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

August 29, 2026
Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com