• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionistët, si do ndahet fondi prej 18 mln euro për shpërblimet e fundvitit

by Java News
12/12/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve me 3 mijë lekë të reja për festat e fundvitit. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, për të mos vonuar marrjen e lekëve nga ana e të moshuarve. Gazeta mëson se shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë.
Shpërblimi
Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin. Në vitet e kaluara qeveria është treguar e rezervuar me pensionistët që vinin nga e njëjta familje, duke bërë pjesë të skemës përfituese, vetëm kryefamiljarët. Ministria e Financave bën me dije se pjesë e skemës së shpërblimeve do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.Vendimi
Vendimi i posaçëm për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit. ISSH nga ana e saj nxjerr numrin e përfituesve dhe ja kalon kompetencën e shpërndarjes së shpërblimeve Postës Shqiptare, e cila bën edhe ndarjen e pensioneve.Kategoritë
Shpërblimin në radhët e pensionisteve do të përfitojnë të gjithë. Duke filluar nga ata të moshuar që marrin pension në fshat e qytet dhe duke vijuar me ish-ushtarakët, pensionet e posaçme, pensionet familjare etj. Pra çdo person që ka një pension nga shtetit, do të marrë shpërblim prej 3 mijë lek të reja.

Vendimi
Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit për festat e fundvitit

Fondi
Shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët

ma.me

Next Post
Ivica Daçiç: Në Shqipëri ambasadori i Serbisë trajtohet ftohtë, reciprocitet

Ivica Daçiç: Në Shqipëri ambasadori i Serbisë trajtohet ftohtë, reciprocitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com