• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ivica Daçiç: Në Shqipëri ambasadori i Serbisë trajtohet ftohtë, reciprocitet

by Java News
12/12/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka futur “në listën e zezë” të tij Shqipërinë, si një vend që nuk e ka trajtuar mirë ambasadorin e Beogradit në Tiranë, Miroljub Zariç. E përditshmja e Beogradit Veçernije Novosti, ka publikuar një urdhër të formosur nga shefi i diplomacisë serbe, sipas të cilit ai nuk do të presë asnjë ambassador nga vendet që i kanë “trajtuar ftohtë” ambasadorët serbë në botë.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd është Ilir Boçka, një diplomat karriere me profesion gazetar, i cili realisht ka qenë gjithmonë korrekt dhe nuk ka provokuar kurrë incidente. Në Tiranë, Miroljub Zariç është një ambasador i tipit “klasik” pasi ka që në 1990 që nuk lëviz nga Shqipëria ku ka kaluar të gjithë shkallët e karrierës diplomatike. E njeh shumë mirë Shqipërinë, por edhe gjuhën.

Sipas gazetës serbe, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të listës së rajonit, ku çuditërisht nuk bën pjesë Kroacia një nga vendet më problematike me Beogradin. “Trajtim i ftohtë”, Daçiç konsideron atë që ministrat e jashtëm të vendeve pritëse nuk kanë takuar asnjëherë ambasadorët e Serbisë.

Dhe nëse shikohet lista që publikohet nga Veçernie Novosti, përveç Shqipërisë, aty hyjnë edhe vende të tjera të rëndësishme si SHBA, Turqia, por edhe Kina me të cilën Serbia ka marrëdhënie të ngushta. Por duket se çështja është më e komplikuar se kaq. Kjo pasi nuk bëhet fjalë se nuk janë ndaluar kontaktet, por thjesht vendet përkatëse kanë përdorur rrugë alternative.

Për shembull, qeveria e Edi Ramës duket se nuk përdor shumë lidhjet me ambasadorin serb, pasi përdor linqet direkte që ka me njerëzit e Aleksandër Vuçiçit. Po ashtu edhe Turqia me Rasim Lajiçin apo SHBA sërish me vetë Vuçiçin apo stafin e tij. VN thekson p.sh. se këshilltarët e Edi Ramës dhe ata të Vuçiç mbajnë lidhje direkte dhe kjo e ka turfulluar Daçiçin i cili nuk shkon mirë me Presidentin, madje edhe me Kryeministrin.

Veçernie Novosti ka publikuar një dokument të Ministrisë së Jashtme Serbe, ku thekson se nga 69 ambasadorë të Serbisë në botë, 24 nuk janë pritur kurrë nga ministri i jashtëm i vendit përkatës.

Bëhet fjalë për ambasadorë të vendosur në 11 vende europiane si Italia, Belgjika, Holanda, Austria, Finlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Spanja, Portugalia, Franca dhe Gjermania. Por përveç BE-së, ambasadorët serbë nuk janë pritur nga ministrat e jashtëm në SHBA, Turqi, Indi, Indonezi, Japoni, Korenë e Jugut, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopi dhe Kenia.

Mundësia për të vënë frenat në mikpritjen diplomatike të Serbisë doli në pah pas një incidenti të fundit të shkaktuar nga ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandër Aleksandroviç, i cili për herë të parë bëri deklarata të forta kur tha se Daçiç nuk e ka pritur kurrë.

Daçic u përgjigj duke thënë se ambasadori i Serbisë në Kiev, pavarësisht se nuk ka bërë komente të papërshtatshme për vendin pritës, ka të njëjtin trajtim.

Përgatiti: Ylli Pata

Next Post
“Fan Noli lidhje me 7 gra”, gjithçka nuk dinit rreth jetës së tij

"Fan Noli lidhje me 7 gra", gjithçka nuk dinit rreth jetës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

October 26, 2026
Lodhesh kot Sali!

Dhuna, habitati i Berishës, skenari që mund ta dëbojë nga protesta!

October 26, 2026
Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

October 26, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

October 26, 2026
Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In