• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pensionet suplementare, ja cilët përfitojnë

by A R
06/08/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për ndryshimet në mënyrën e përfitmit të pensioneve supmementare. Shqiptarja.com publikon listat e plota e institucioneve qendrore buxhetore, funksionarët dhe punonjësit e të cilëve janë subjekte përfituese nga skema e sigurimit shtetëror suplementar. Si edhe të listës së funksioneve kushtetuese dhe detyrave në administratën publike, ku vitet e kryera të punës do të njihen si vite shërbimi për efekt të përfitimit të pensioneve shtetërore suplementare.

Përfituesit
Vite shërbimi për efekt të përfitimeve sipas këtij ligji, për funksionet “Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, “Gjeneral i Forcave të Armatosura” dhe “punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor” do të njihen vitet e punës në këto funksione nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 27/2015. Personat që kryejnë këto funksione, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përjashtohen nga pagesa e kontributit suplementar, sipas nenit 5, të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Po kështu vite shërbimi, për efekt të përfitimeve sipas këtij ligji, për “personelin specialist” dhe “personat e barazuar me ta në funksion” do të njihen vitet e punës të kryera në një nga institucionet qendrore buxhetore, sipas listës së institucioneve që përmenden në pikën 1, të këtij vendimi. Me termin “personel specialist”, për efekt të përfitimit të pensioneve suplementare, do të kuptojmë të gjithë punonjësit me arsim të lartë të nivelit ekzekutiv, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, pavarësisht nga profesioni, dhe që nuk kryejnë asnjë funksion drejtues.

Institucionet e ndryshuara
Personave të punësuar në institucionet qendrore buxhetore, të cilët kanë paguar kontribute suplementare, pavarësisht ndryshimit të emërtimit të institucionit, e gjithë periudha për të cilën janë derdhur këto kontribute do t’u njihet si vjetërsi shërbimi.

Kush e përcakton pagën referuese
Në rastet kur në momentin e lindjes të së drejtës për përfitime shtetërore suplementare në aktin ligjor apo nënligjor përkatës mungon funksioni/pozicioni/detyra dhe paga referuese, përcaktimi i pagës referuese bëhet nga Departamenti i Administratës Publike, duke u njehsuar me funksione apo pozicione të ngjashme. Njehsimi i pagës referuese nga DAP-i bëhet duke marrë parasysh njehsimin e institucioneve për efekt page, si më poshtë vijon:
a) “Deputetët e legjislaturës 1991–1992”, të cilët, në të njëjtën kohë, punonin në funksione dhe detyra të tjera, si pagë referuese do të kenë pagën referuese të deputetit, në momentin e daljes së tyre në pension;

b) “Sekretarët e Shtetit”, në Kryeministri apo në ministritë e linjës, të cilët kanë qenë dekretuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave, do të kenë pagën referuese të anëtarit të Këshillit të Ministrave;
c) Pozicionet e punës në prokuroritë ushtarake të apelit, pa përfshirë punonjësit administrativë, për efekt të pagës referuese njehsohen me pozicionet homologe në gjykatën e rrethit gjyqësor;

ç) Funksioni/pozicioni “Kryetar i Këshillit të Rrethit” dhe “Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist”, njehsohen me funksionin e “Kryetarit të Bashkisë”;
d) Pozicionet e punës në drejtoritë e përgjithshme të bankave të nivelit të dytë, nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, njehsohen me pozicionet homologe të punës në drejtoritë e përgjithshme në varësi të ministrave të linjës të grupit të parë;
dh) Pozicioni “Inspektor në Këshillin e Ministrave”, pavarësisht klasifikimit në pagë, njehsohet me pozicionin “inspektor” në Kryeministri;
e) Pozicionet nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, në ish-Arbitrazhin e Shtetit, njehsohen me pozicionet homologe të institucioneve të pavarura.
Personat e interesuar paraqesin pranë DAPit kërkesën për përcaktimin e pagës referuese të funksionit/pozicionit/detyrës, që do të shërbejë si bazë për përfitimin nga skema e sigurimeve shtetërore suplementare. / shqiptarja

Next Post

Vjen me pushime me familjen në Durrës, zhduket i sëmuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

July 7, 2026
Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

July 7, 2026
Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

July 7, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

July 7, 2026
“Po vijnë. Do më rrahin”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Na tregoi vetëm pas publikimit të videos!

“Po vijnë. Do më rrahin”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Na tregoi vetëm pas publikimit të videos!

July 7, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

July 7, 2026
Republika e dyshimit

5 orë me drejtësinë

July 7, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

July 7, 2026
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In