• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

“Pengu” i reformës, “lista e zezë” amerikane për politikanët tanë

by Afrim Krasniqi
22/07/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Pas 18 muajsh konsultime dhe sidomos investimit & presionit të pashembullt perëndimor ndaj liderëve politikë reforma në drejtësi është duke u kaluar. Me siguri, militantët e palëve do thurin lavde për shefat e tyre. E kanë bërë dhe do ta bëjnë, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por nëse ka një moment turpi në politikën shqiptare, nëse ka një moment dështimi të elitave politike është pikërisht ky i sotmi: ata nuk janë heronjtë e ditës, ata janë turpi ynë dhe fatkeqësia jonë periodike.

24 orët e fundit treguan se liderit politikë nuk e donin reformën, ata kalkulonin taktika elektorale me të dhe pas saj, dhe se vetëm presioni i paprecedent i qeverise amerikane dhe BE mundësoi kalimin e saj. Keta te fundit janë të vetmit që duhen përgëzuar sot. I shikuat sot live takimet e politikanëve në selitë e partive dhe në Kuvend? Makina luksi, veshje luksi, ligjërim militant komunikimi, njerëz që kanë humbur çdo kontakt e ndjesi me qytetarët dhe sfidat reale të shoqërisë; kërcënues në orët e para të ditës dhe kartona formalë në orët e vona të mbrëmjes, të pafuqishëm jo vetëm të thonë atë që mendojnë por edhe të pafuqishëm edhe për të menduar.

Reforma u be ngrehina mbetet! Institucioni që duhej të ishte katalizator i zgjidhjes së krizave, – parlamenti, u kthye në mekanizëm formal, që pret të miratojë gjithçka u serviret nga selitë e partive. Pas reformës, ai nuk ka më besim publik, koalicioni mazhoritar është i pabesueshëm në aftësinë e tij për të jetësuar reformën, opozita nuk ofron alternativë, media e shoqëria civile mbeten shtojca të partive, dhe kështu, republika ndodhet në krizë identiteti, – me sytë aty ku i kishim më 1991, tek flamuri amerikan apo Evropa!

A do jetë reforma sukses? Është herët për të folur. Konsensusi i fundit, përpjekja e partive për të diktuar zgjedhjet e reja në gjyqësor e prokurori nuk përbën sukses, por “çmimi që duhej paguar” për të kaluar pjesën tjetër të reformës, e cila, megjithëse jo ideale, mbetet oferta dhe zgjidhja më e mirë. Vendosja e vetingut ndërkombëtar në hallkat e promovimit dhe përzgjedhjes përbën garancinë e vetme se të paktën, të zgjedhurit e rinj nuk do jenë avokatët e familjes politike dhe as shoqëruesit e politikanëve nëpër kazino. Vendosja në Kushtetutë e Misionit Ndërkombëtar strukturalisht përbën hap pas në shtet-formimin shqiptar, por aktualisht përbën zgjedhjen e vetme optimal dhe garancinë e vetme se vendimet në drejtësi nuk do merren nga shefat politikë të partive – piramida, por do të kalojnë në filtra testimi dhe konkurrimi.

Me siguri jetësimi i reformës do kërkojë kohë, energji, kriza, negociata dhe ndërhyrje ndërkombëtare të tjera. Dita shihet në mëngjes dhe nga mëngjesi i reformës sot u lexua sesi do jetë periudha 1-3 vjeçare e jetësimit praktik të reformës. Sepse ajo, në thelbin e saj përveç pjesës pozitive në cilësinë e shtetit të së drejtës, fokusohet edhe në korrupsionin, abuzimit, kriminalitetin, dhe cilësi të tjera të shumë prej atyre që sot ndodhen në parlament, falë vendeve të blera në listat e mbyllura proporcionale të 3-4 partive parlamentare.

Ndaj ata dhe shefat e tyre rezistuan, ndaj ata dhe shefat e tyre vonuan procesin, ndaj ata dhe shefat e tyre na bënë qesharakë dhe shefat e tyre na shndërruan në kavie eksperimentale, ndaj ata dhe shefat e tyre kanë marrë peng partitë, – nuk ka zgjedhje, nuk ka votime, nuk ka mendim kritik dhe nuk lejojnë të krijojmë shtet e demokraci funksionale.

Në bilancin final ka një “peng” të mbetur nga reforma e miratuar, – fituam reformën por humbëm shansin që ambasadori amerikan premtoi, – të deklarojë në emër të qeverisë së tij masat penalizuese për politikanët antireformë dhe të korruptuar.

Në emër të reformës dhe interesit publik ata e kuptuan frikën e pasojat, ndaj nxituan të bien dakord!

A do ketë listë amerikane?

A do ketë publikim dosjesh korruptive?

A do ta lexojë komuniteti ndërkombëtar dakordësinë e koalicionit të interesave si akt pragmatist, amnisti politike apo si një dritë jeshile për ti rikthyer besimin qytetarëve tek demokracia dhe drejtësia?

Le të shohim. Shpesa vdes e fundit, megjithëse ky vend prej vitesh e shekujsh jeton aq intensivisht me ëndrrat dhe shpresat sa rrallë arrin të bëjë diferencën midis iluzionit dhe realitetit.

Next Post

Rrëfimi i gruas së Pashkos: Si na përgjonte SHIK i Berishës pas vitit 92

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com