“Procesi zgjedhor nuk ka impaktuar thelbin e standardit të zgjedhjeve të 14 majit.” Kështu shprehet me bindje të plotë komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në “Intervistë” me Merita Haklajn këtë të premte.
Edhe pse e pranon që ka gjëra që duhej të ishin menaxhuar më mirë, Ilirjan Celibashi shprehet se zgjedhjet e 14 majit ishin në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor, të Kushtetutës dhe të akteve ndërkonbëtare që përcaktojnë standardin e zgjedhjeve.
“Edhe nga ajo çfarë u deklarua nga vëzhguesit ndërkombëtarë, u evidentua kjo që unë thashë. Dhe, veçanërisht raporti i ODIHR i vlerësoi zgjedhjet si gjerësisht, të mirëorganizuara.”
Rezultatet e 14 majit, sipas kryekomisionerit, përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
Ndërsa, i pyetur nëse ai si drejtues i KQZ-së ka pengje lidhur me mënyrën sesi u administruan zgjedhjet e 14 majit, Ilirjan Celibashi thotë se pati procese që nuk shkuan mire, por “jo për neglizhencë.”
/a.d