• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes së Nismës SHBA-Karta e Adriatikut: Shqipëria do të vijojë të kontribuojë për sigurinë e paqen në rajon

by Java News
16/11/2023 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes në kuadër të iniciativës rajonale SHBA-Karta e Adriatikut (A5), që u kryesua nga Maqedonia e Veriut. Në fokus të diskutimeve ishin çështjet aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit të Ballkanit dhe më gjerë.

Në një sesion të dedikuar iu kushtua një rëndësi e veçantë, angazhimit në kuadër të kësaj iniciative, implementimit të konceptit të rivitalizimit të kartës së Adriatikut, angazhimit të përbashkët në misionet e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e paqes, bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe kontributit në sigurinë globale.

Ministri i Mbrojtjes Z.Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon, të cilat arrihen duke promovuar dialogun politik, fqinjësinë e mirë si dhe adresimin e çështjeve të nxehta dypalëshe ose shumëpalëshe, bazuar dhe në respekt të marrëveshjeve dhe legjislacionit ndërkombëtar, pasi rajoni i Ballkanit Perëndimor është një faktor kyç gjeostrategjik për NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Duke qenë se kryesimin e SHBA-Karta e Adriatikut për vitin 2024 do ta marrë Shqipëria, Ministri Peleshi, u garantoi vendeve pjesëmarrëse se Ministria e Mbrojtjes do të jetë tërësisht e angazhuar që të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj kësaj iniciativave, të rrisë vizibilitetin dhe rëndësinë e Kartës së Adriatikut, të promovojë “Politikën e Dyerve të Hapura”, si një nga principet themelore të këtij angazhimi rajonal. Në këtë perspektivë, ministri Peleshi u kërkoi vendeve anëtare të A5 të pranojnë kërkesën e Kosovës për tu anëtarësuar me të drejta të plota në këtë iniciativë.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Peleshi zhvilloi një takim dypalësh me Znj. Celeste Ëallander, Asistente Sekretare e Mbrojtjes të SHBA-ve për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare. Z. Peleshi e njohu Znj. Wallander, mbi rolin dhe kontributin e vendit në Aleancë duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu ministri Peleshi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Z. Ejup Maqedonci, me të cilin diskutoi çështje të interesit të përbashkët në kuadrin bilateral dhe atë rajonal .

Iniciativa rajonale SHBA-Karta e Adriatikut (A5), cilësohet si një nga iniciativat rajonale më të rëndësishme. Në këtë takim morën pjesë ministra dhe përfaqësues të ministrive të mbrojtjes nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, SHBA si dhe Sllovenia, Kosova dhe Serbia.

Next Post
Vrasja e ish-policit, Santiago Malko, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin

Vrasja e ish-policit, Santiago Malko, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In