• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në Gardën Kombëtare të New Jersey-t: Shqipëria gjithmonë krah SHBA, të thellojmë më tej bashkëpunimin

by Java News
22/09/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 20-vjetorit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Gardën Kombëtare të New Jersey, SHBA, dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, morën pjesë në ceremoninë e mbajtur për këtë qëllim, në Sea Girt, New Jersey.

Në fjalën e tij, zoti Peleshi vuri gjithsesi në dukje se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq që vjetra sa dhe vetë shteti ynë. Ai përmendi kontributin e pashlyer të presidentit amerikan, Woodrow Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris në 1919, në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare, duke shënuar kështu paprekshmërinë e Shqipërisë. “Si një mbështetës i pazëvendësueshëm i kombit tonë, Shtetet e Bashkuara iu gjendën pranë popullit të Kosovës, duke i dhënë fund brutalitetit, spastrimit etnik dhe duke hapur rrugën për t’u bërë një vend i pavarur.”

Duke përmendur 20 – vjetorin e sulmit terrorist në Qendrën Botërore të Tregtisë, në New York, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe njëherë se vendi ynë gjendet gjithmonë i gatshëm të kontribuojë kundër çdo kërcënimi ndaj vlerave thelbësore të qytetërimit. “Ne jemi krenarë që kemi qenë në krah të SHBA në këto përpjekje, duke bashkëpunuar në misionet në Irak dhe Afganistan kundër kërcënimeve të cilat ende rrezikojnë jetën e qytetarëve tanë. Duke pritur mbi 600 shtetas afganë, vendi ynë po tregon një angazhim të vazhdueshëm në këtë drejtim.”

Ministri Peleshi, falënderoi në mënyrë të veçantë komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Lisa J. Hou si dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, për ndihmën e jashtëzakonshme në modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes po i kushtojnë një rendësi të veçantë arsimimit dhe përmirësimit të institucioneve tona arsimore. Ndaj dhe ministri i Mbrojtjes shfrytëzoi rastin dhe kërkoi nga gjeneral Hou angazhimin personal, në mënyrë që të eksplorohen fushat e mbështetjes së mundshme në këtë drejtim.

Zyrtarisht Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Dypalësh me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe shtetin e New Jersey në vitin 2001, duke shënuar fillimin e Programit të Partneritetit Shtetëror New Jersey – Shqipëri./m.j

Next Post
PRAPASKENA/ Manovrat e Adriatik Llallës për t’i shpëtuar burgut me procedurë

Gjykata e dënoi me 2 vite burg/ Mediat: Llalla është larguar nga Shqipëria. Ja destinacioni i mundshëm i ish-kryeprokurorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In