• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pelegrinët e munguar të kafe “Evropës” …

by Java News
27/03/2024 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Pikëtakimi ynë i përditshëm atë kohë me poetin Xhevahir Spahiu, (20 vjet më parë), ishte vendi i njohur i quajtur Bar Kafe – “Europa”. Aty edhe e konsumonim çdo ditë kafenë e mëngjesit…

Bisedat e gjata e të pafundëme me poetin, ishin privilegj dhe kurreshtje njëherazi…. Çdo takim me të, ishte si të thuash një magji ku shpërfaqej një univers kaq i panjohur dilemash, impresionesh dhe përfytyrimesh, dhe gjithmonë të dukej vetja se udhëtoje në një botë me kaq shumë shtigje të panjohura e të pashkelura më parë…..

Kafe “Evropa”, (ndër të rrallat asokohe), konsiderohej si klubi i poetëve, i shkrimtarëve dhe artistëve pas viteve ‘90-të. Aty edhe mblidheshin kryesisht mjaft emra të njohur të shkrimtarisë, publicistikës dhe gazetarisë….

Aty takoje shpesh Teodor Kekon, Pano Taçin, Fatos Baxhaku, Vasil Dede, Arshin Xhezo, Agim Cerga, përkthyesin e famshëm Robert Zhvarc, akademikët, Dritëro Agollin, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Ylli Popa, Arben Puto, Farudin Hoxha, etj.

Tek “Evropa” preferonin ta pinin kafenë e mëngjesit edhe shumë artistë të Kinematografisë shqiptare, të cilët kam patur fatin t’i njoh për së afërmi dhe shumë prej tyre tashmë janë miqtë e mi…

Eeeee, ç’farë kohësh të pakohë kemi jetuar në atë Bar Kafe të famshme të kryeqytetit të zhurmshëm, që turravrapej drejt një metropoli që rritej e rritej pa u ndalur, për ti ngjarë sado pak simotrave të saj në perëndim…

Kjo ndjehej orë çast jo vetëm prej ecejakeve kilometrike e të pagjumta të qindra mijëra kalimtarëve që e jetonin me zhurmë çdo zhvillim e dinamikë të ndryshimit të Tiranës.

Të gjithë e ndienim se ishim në kërkim të vetvetes, në kërkim të një kohe të humbur që vinte prej një të shkuare të dëshpëruar jo të largët, por edhe shumë të gjatë e zhgënjyese….

Kafe “Evropa”, ishte kthyer në një vend pelegrinazhi për shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë bohemë që atëkohë e kishin vrarë frikën dhe tashmë jetonin në një shoqëri të lirë, të cilët e përjetonin me shumë dhimbje tranzicionin shqiptar, por gjithsesi, disa syresh, gjenin atje edhe paqen, edhe ngushëllimin më të madh për fatet e pafata të tyre….

Njëkohësisht, gjenin aty edhe muzën për të jetësuar në krijimet e veprave të tyre të gjitha ato vrundujt, dilemat, përshpirtjet dhe përjetimet që vetëm ata dinë ti shpalosin dhe ti përcjellin me aq vërtetësi dhe emocion tek të tjerët….

Ja, pas kësaj fotoje, shoh mikun tim të paharruar, poetin përmetar Vasil Dede, lirikun që shkruajti në mërgim sa e sa vargje të bukura për dashurinë, për jetën, për natyrën dhe vendet e bukura të Shqipërisë tonë hallemadhe, për Njeriun….!

Ai, tashmë nuk po na shikon si dikur me atë kurreshtjen prej fëmije ashtu si në këtë foto, por na përshëndet nga qielli mes yjesh si një engjëll, sepse në fakt, engjëll ishte edhe në tokë….!

Shumë prej tyre, tashmë janë larguar nga bota e të gjallëve, por gjithësesi, në kujtesën time ata ishin dhe mbetën Pelegrinët e dikurshëm të ish Bar – Kafe “Evropa”.

Sa shumë mund të flasësh për racën e këtyre poetëve, për Njerëzit e ndritur të Kombit, të mençur dhe të urtë…!

Ata janë melhemi i Shpirtrave të trazuar Njerëzor, sepse janë Bekim edhe nga Zoti!

Tiranë, 26 mars, 2024

Next Post
Duka: Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës. Rithemelimit i duhej marrëveshja…!

Duka: Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës. Rithemelimit i duhej marrëveshja...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

July 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete

July 27, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

July 27, 2026
Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

July 27, 2026
Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

July 27, 2026
“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

July 27, 2026
Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

July 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nga 49% në 44%, dhe rikthim në 49%

July 27, 2026
Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In