• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës. Rithemelimit i duhej marrëveshja…!

by Java News
27/03/2024 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv, ku foli për zhvillimet e fundit në kampin opozitar. Duka e sheh me pozitive kthimin e parlamentit në normalitet dhe dakordësinë që arriti PS dhe Rithemelimi.

‘Nëse vazhdohet kështu është në dëm të politikës dhe kombit. Këto ligje që u kaluan brenda 2-3 minutave nëse vazhdohet në të njëjtën rrugë do ishte në dëm. U bë mirë që u dakordësua. Edhe mazhoranca bëri lëshime. Edhe opozita e shpreh si një fitore të saj sepse ktheu vëmendjen e ndërkombëtarëve. Sipas meje nuk ka fituar njeri. U bë mirë që jeta parlamentare u kthye në normalitet.’, tha Duka për Arbër Hitajn.

Duka mendon se e vetmja zgjidhje edhe nëse kodi zgjedhor nuk ndryshohet është bashkimi i opozitës që të vijë në pushtet.

Për kodin zgjedhor nuk jam dakord. Vazhdoj të shpresoj se bashkimi i forcave opozitare është i nevojshëm. Nëse futesh në një sigël, u futa herën e parë sepse u detyruan partitë e vogla nëse futesh edhe herën e dytë i bie të absobohem të quhem parti demokratike.’, shtoi ai.

Kreu i PAA-së shton se Rithemelimi e kishte të domosdoshmë një marrëveshje për t’u kthyer në normalitetin parlamentar.

‘Besoj se Rithemelimi i kishte të domosdoshme një marrëveshje për të kthyer në normalitet parlamentin. Të dy palët bëjnë retorikë politike. Ka një farë përgjumje, e lamë për takime në bazë. Të shohim në të ardhmen nëse do dalim në bazë së bashku apo gjithsecili do vazhdoj të bëjë fushatë më vete. Unë vazhdoj të ngul këmbë se e vetmja zgjidhje është bashkimi i gjithë faktorëve opozitarë. Të bashkuar ja vështirësojmë punën, të ndarë ia lehtësojmë.’, vijoi më tej kreu i PAA-së.

Sa i përket protestave, Duka është pro tyre por vetëm nëse burojnë realisht nga pakënaqësia e qytetarëve.

‘Kam qenë në çdo protestë, aksioni opozitar ka nevojë për një kombinim të gjithë formave edhe protestave por edhe parlamentit. Ndoshta duhet pak kohë që të futet në natyralitetin e vet të jetës parlamentare. Do ishte mirë që protestat të burojnë nga pakënaqësitë e qytetarëve dhe jo të jenë protesta artificiale. Pjesëmarrja masive në protestën e fundit tregon se populli nuk është i kënaqur me qeverisjen.‘, shprehet Duka.

Për Dukën, në federatën opozitare duhen përfshirë të gjithë faktorët dhe sipas tij opozita nuk ka luks të lërë jashtë Bashën pasi ka rreth 105 mijë vota.

‘Kam thënë dhe them se të gjithë faktorët opozitarë duhet të bashkohen. Kjo opozitë nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj çdo opozitari. Zoti Basha ka një pjesë të konsiderueshme të opozitës. Mori 105 mijë vota zgjedhjet e fundit.’, thotë ai./m.j

Next Post
Raportuesja e Kosovës në PE ‘shigjeton’ Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes po kufizon lirinë e shprehjes!

Raportuesja e Kosovës në PE ‘shigjeton’ Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes po kufizon lirinë e shprehjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In