• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pedagogu Marku: Nuk u besoj shifrave të MSH, ka pasur vdekje të dyshimta

by Java News
03/05/2020 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria ka marrë masa të rrepta për të luftuar koronavirusin, por këto masa nuk kanë qenë të menaxhuara mirë dhe nuk kanë qenë gjithmonë efikase”. Kështu është shprehur pedagogu Mark Marku gjatë një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në Abc News.

Gjatë bisedës, Marku është shprehur se karantina ka qenë e rrepte dhe se shqiptarët kanë sakrifikuar shumë gjatë kësaj periudhe, por shton se kjo nuk e ka izoluar shtimin e rasteve të të infektuarve.

Po ashtu, sipas shefit të departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, izolimi i qytetarëve, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, është bërë në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos binte në kolaps dhe të që krijohej një ngadalësim i kurbës pasi sistemi nuk është i përgatitur për të përballur fluksin.

Ju e keni respektuar karantinën? Si ju janë dukur masat e marrë nga qeveria?

Mark Marku: E kam respektuar karantinën, me përjashtime të rralla. Nuk mendoj se në gjithë Shqipërinë është respektuar njëlloj. Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë këto muaj, duke e kuptuar situatën. Janë izoluar dhe kanë ndjekur rregullat.  Në këtë kuptim masat kanë qenë drastike, por janë të kuptueshme. Mund të kishin qenë më të organizuara, pasi shpesh herë kanë sjellë efektin e kundërt. Leja për të dalë në një fashë orare vetëm një ore bëri që njerëzit të dyndeshin. Është verifikuar që fluksi bie nëse do të ishte fasha më e zgjeruar.

Si shembull të çalimit në menaxhimin e situatës, Marku sjell mos mbylljen e fasonerive, apo edhe të infektuarit në burgje. Ai shton gjithashtu se menaxhimi i mirë i situatës nuk përfshin vetëm izolimin.

Mark Marku: U mbyll e gjithë Shqipëria por u lanë fasoneritë, burgjet. Me menaxhim nuk kuptoj vetëm masat restriktive. Këto masa dhe karantinimi janë një hap, pjesa e menaxhimit përfshin shumë elementë, ekonomikë, socialë, në planin makro nuk është menaxhuar mirë. Edhe pse kemi pasur masat më shtrënguese, vazhdojmë me një periudhë të zgjatur të rasteve, dy muaj janë shumë dhe jemi akoma në proçes kur ka raste të reja. Duhet të ishim në një kurbë zbritjeje. Menaxhimi nuk ka qenë efikas. Por mbi të gjitha problemi është qeveria duhet të marrë përgjegjësinë. Policia e barazon veten me policinë. Nuk është ky shteti, shteti është shumë-përmasor. Kriza, pikëpamja ekonomike mund të sjellë më shumë pasoja se vetë koronavirusi. Nuk kemi gjetur formën e duhur të menaxhimit.

Më tej, pedagogu thotë gjithashtu se nuk u beson shifrave. Sipas tij numri i të infektuarve dhe i viktimave nuk është ai aktuali. Marku përmend raste “vdekjesh të dyshimta”.

Mark Marku: Nuk u besoj shifrave, janë të manipuluara. Të paktën në gjyminin tim. Ka pasur raste vdekjesh, që ishin me korona por nuk vdiqën nga koronavirus. Si e përcakton ti këtë? Ka pasur raste të dyshimta, të moshuarve. Është shumë më e lartë se kjo edhe shifra e të infektuarve.

 

Next Post
Premtimi i Edi Ramës: Pas kësaj të diele do ketë lehtësime të reja. Thjesht durim, mirëkuptim e bashkëpunim

Premtimi i Edi Ramës: Pas kësaj të diele do ketë lehtësime të reja. Thjesht durim, mirëkuptim e bashkëpunim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com