• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

PE i kërkon 5 vendeve të BE të njohin Kosovën

by A R
27/02/2017 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian, nëpërmjet një projektrezolute kërkon njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, ndërsa nga qeveria e Kosovës kërkon të fillojë menjëherë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Po ashtu në këtë projektrezolutë për Kosovën, të cilën duhet ta miratojë Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, thuhet se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e vendit. Në projektrezolutën, e cila më pas duhet të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, thuhet se ende nuk ka filluar as hartimi i Statutit të AKS-së.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, deputetja austriake, Ulrike Lunaçek, e ka hartuar raportin në bazë të të cilit edhe është bërë projektrezoluta.

Në këtë projektrezolutë ftohen sërish pesë vendet e Bashkimit Evropian që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë sa më shpejt, pasi kjo do t’i kontribuonte normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton B92, transmeton RTK.

Po ashtu në projektrezolutë urgjentisht kërkohet që udhëheqja e komunitetit serb në Kosovë pozitën dhe rolin vet ta ndërtojë krejtësisht në institucionet e Kosovës, të ndahet nga Beogradi dhe të punojë në mënyrë konstruktive në të mirë të gjithë popullatës së Kosovës.

Në dokumentin për të cilin po debatohet në Këshillin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, shfaqet brengosje për praninë e strukturave paralele serbe dhe kërkohet heqja e tyre. Eurodeputetët ftojnë palët e interesuara të gjejnë zgjidhje të pranueshme e të kënaqshme për ndërmarrjen Trepça.

Ata shfaqin kënaqësinë për marrëveshjen Kosovë – BE për MSA-në, derisa theksojnë se është brengosës fakti që në parlamentin e Kosovës nuk është miratuar Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.

Në projektrezolutë thuhet se liberalizimi i vizave në BE për qytetarët e Kosovës mund të pritet vetëm pasi institucionet në Kosovë të përmbushin edhe këtë kusht të mbetur. Kushti tjetër për liberalizim është që të ketë rezultate të kënaqshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Krijimi i Gjykatës Speciale në këtë projektrezolutë shihet si hap vendimtar në garantimin e drejtësisë dhe pajtimit. Gjithashtu mirëpritet fakti se Kosova ka marrë statusin e vëzhguesit në Këshillin e Evropës dhe i bëhet thirrje Serbinë që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare dhe rajonale./a.m.

Next Post
FOTOT/ Trump premtoi ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, ja si do të dukej…

ANALIZA/ Në botën që po ndahet me mure të shumta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com