• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Në botën që po ndahet me mure të shumta

by A R
27/02/2017 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si muri antiimigracion i kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump në kufirin meksikan, barriera të shumta po ngrihen në botë, në përgjigje të shqetësimeve për sigurinë apo për të frenuar fluksin migrator.

“Rreth 70 mure ekzistojnë në botë, 10 prej të cilëve që prej një çerek shekulli, me rrëzimin e Murit të Berlinit”, sipas studiueses Elisabeth Vallet, nga Universiteti i Quebecut.

– SHBA-Meksikë, mbyllja me mur –

Donald Trump ka nënshkruar, pesë ditë pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, një dekret për fillimin e një muri antiimigracion prej 1 600 kilometrash në kufirin meksikan.

Një barrierë me tela me gjemba ekziston tashmë në më shumë se një të tretën e 3 000 kilometrave të kufirit.

Ndërtimi i saj, përfunduar në vitin 2010, u vendos nga presidenti, George W. Bush.

E quajtur “Perdja e krepave”, kjo barrierë metalike prej më shumë se pesë metrash e lartë është e pajisur me projektorë dhe kamera. Rreth 18 500 agjentë patrullojnë në kufi.

– Lulëzimi në Evropë –

– FRANCË: Përballë përpjekjeve të përsëritura të migrantëve për të hyrë në mënyrë klandestine në Britaninë e Madhe, autoritetet franceze kanë vendosur në Kale që prej verës së vitit 2015 rrjeta teli që mbrojnë, në 30 kilometra, portin dhe në 40 kilometra tunelin nën La Manche.

– HUNGARI: Qeveria konservatore e Vikor Orban vendosi në shtator të vitit 2016 një barrierë me tela me gjemba prej katër metrash të lartë në 175 kilometra të kufirit të saj me Serbinë, para ndërtimit të një tjetri në kufirin me Kroacinë.

Edhe disa vende të tjera evropiane bënë të njëjtën gjë në kufijtë e tyre: Maqedonia me Greqinë, Sllovenia me Kroacinë dhe Austria me Slloveninë.

– BULLGARI: Në vitin 2014, një barrierë me tela me gjemba u vendos nga Bullgaria në kufirin me Turqinë, pika kryesore e hyrjes së migrantëve. Kjo barierë shtrihet në 176 kilometra të kufirit.

– GREQI: Në vitin 2012, grekët ndërtuan një barrierë të dyfishë me lartësi nga 2,5 në tre metra, në kufirin me Turqinë, në rreth 11 kilometra.

– MAROK-SPANJË: Në pjesën veriore marokene, enklavat spanjolle të Ceutas dhe Melillas, portat e vetme të aksesit tokësor në Evropë për imigrantët, janë rrethuar nga barriera metalike për një gjatësi prej dhjetë kilometrash secila.

– Mure dhe konflikte –

– IZRAEL-CISJORDANI : Në qershor 2002, pas një sërë atentatesh palestineze, izraelitët filluan vendosjen e një barriere duke ndjekur pak a shumë gjurmët e linjës së gjelbër mes Izraelit dhe Cisjordanisë.

Të tjera ndarje ekzistojnë në kufijtë me Jordaninë, Sirinë, Rripin e Gazës dhe Egjiptin.

– ARABI SAUDITE – IRAK : Sauditët përballë kërcënimit të Shtetit Islamik, kanë përfunduar në vitin 2014 një mur rëre ekzistues nga një barrierë mbrojtëse dhe një sistem elektronik mbikëqyrjeje në 900 kilometra, në shkretëtirën në kufirin irakian.

– INDI – PAKISTAN: India ka ndërtuar një barrierë përgjatë 742 kilometrave të Linjës së Kontrollit duke përdorur kufirin me Pakistanin.

– KORE: Pavarësisht emrit të saj, zona e demilitarizuar (DMZ) mes dy Koreve është një prej kufijve më të militarizuar në botë.

– MAROK – SAHARAJA PERËNDIMORE: Një mur rëre i fortifikuar prej 2 700 kilometrash, është ndërtuar, që prej viteteve 1980, mes territoreve nën kontrollin maroken dhe zonave nën kontrollin e Republikës arabe të Saharasë, shpallur nga Fronti Polisario.

– IRLANDË E VERIUT: Në Belfast, mure ndarjeje në beton dhe metali të ngritura që prej vitit 1969 ndajnë ende, 19 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, lagjet katolike dhe protestante të qytetit.

– QIPRO: Ndarje pas pushtimit turk në vitin 1974, ishulli mesdhetar është i ndarë nganjë linjë armëpushimi përgjatë 180 kilometrave./a.m.

Next Post
Nuk i dha pagën punonjëses, kallëzohet pronari i “Call-Center”

Ndihen efektet e para, ligji i ri italian tkurri biznesin call center

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In