• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën

by Afrim Krasniqi
18/07/2016 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Problematika e tanishme e raporteve midis PD dhe SHBA ka pak te përbashkëta me situatën post zgjedhje 1996. Atëherë behej fjale votuesve dhe shumicën e qeverive perëndimore ne BE. Me 2016 jemi ne situate tjetër. Interesi politik i PD duhej te ishte forcimi i raporteve me BE e. SHBA si dhe realizimi sa me pare i reformës ne drejtësi.

Por PD nuk po mendon dhe as po vepron politikisht. Ligjërimi dhe ofertat e saj shpeshherë janë te kundërta me programin politik dhe interesat strategjike te opozitës ne një vend si Shqipëria. Interesi politik është dominuar nga interesi klientelist, nevojat personale te disa individëve për imunitet politik personal e familjar nga hetimet e mundshme për korrupsion si dhe interesi klientelist për te ruajtur te paprekur sistemin oligarkik qe financon e dominon partitë, zgjedhjet dhe vendimmarrjen politike.

Ka një koalicion informal midis pjesës se korruptuar tek secila nga tri partitë politike kryesore për te parandaluar reformën ne elementin me thelbësor te saj, krijimin e sistemit te hetimit jashtë partive politike dhe me rol ndërkombëtar. Ka një shumice liberale ne PD dhe opozitën ne Shqipëri qe mendon ndryshe dhe qe fliet për identitet, reformim dhe partneritet me perëndimin, por kjo shumice nuk ka mekanizëm shprehjeje, nuk pyetet, nuk voton. Një referendum ne parti do te kishte vendimmarrje tjetër nga ajo qe vjen nga ish kabineti qeveritar qe aktualisht dominon vendimmarrje ne PD.

Ne dallim nga 1996 PD i njeh pasojat politike mund te vijnë nga distancimi i SHBA dhe BE dhe ne një fare mënyre ka pranuar te merret peng nga një pakice interesash ne krye te saj. Ajo me vetëdije ka pranuar që ti japë palës tjetër politike një dhuratë të pamerituar, – partneritetin politik me Perëndimin, një ironi e fatit në kushtet kur kauza e dekriminalizimit i hapi shtegun opozitarëve të forconte partneritetin parimor Perëndimor dhe të reduktonte mbështetjen ndërkombëtare për koalicionin ekonomik të mazhorancës!

Edhe njëherë nuk kemi vendimmarrje nga institucionet partiake, por nga liderit partiak, – një tregues i sistemit të përmbysur të politike te institucionit te opozitës ne Shqipëri gabimisht PD zyrtare ka vendosur te sakrifikoje opozitën edhe një mandat tjetër duke ruajtur de facto status quo-n aktuale, duke shpresuar vetëm ne aleanca informale dhe duke i mbetur besnike tezes se tek ne një parti vjen ne pushtet kur elektorati lodhet me palën tjetër.

Next Post

Ismail Kadare: Çamëria, harta e dhimbshme e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com