• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Thirrje qytetarëve, të na bashkohen në orën 11:00/ Të mbrojmë Parkun e Liqenit

by Java News
28/03/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar edhe njëherë dhunën e ushtruar sipas tyre ndaj protestuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, dy netë më parë, nga drejtuesit e policisë së Veliajt. Përmes deputetit Gert Bogdani ka kërkuar që në orën 11 të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën për të mbrojtur Parkun tek liqeni mushkërinë e qytetit.

“Projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit sepse. Nuk ka bërë asnjë konsultim publik ashtu si e parashikon ligji.Nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor. Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor.”

Deklarata e plotë e PD
Projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit sepse. Nuk ka bërë asnjë konsultim publik ashtu si e parashikon ligji.Nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor. Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor.”

Genjeu kur tha qe s’do pritet asnjë pemë, sepse pemët u prenë.

Genjeu kur tha s’do ketë beton sepse 31 betoniera janë derdhur deri tani mu në zemër të parkut.

Gënjeu për lokalin, sepse lokali ishte tenderuar dhe ishte i publikuar në faqen publike të tenderave.

Mashtron njerëzit dhe veten nese mendon se shkarpat dhe fidanet 500 lekësh që mbjell poshtë e lart me 100 media nga mbrapa, do munden ta mbulojnë shkatërrimin me beton të mushkërisë së vetme të Tiranës.

Shkarpat dhe fidanet 500 lekesh as nuk i mbulojne dot dhe as nuk i zevendesojne dot pemet 60 vjeçare dhe natyrën që po masakron!

Shkarpat dhe fidanet 500 lekësh nuk do mbulojnë dot as pallatet që do ndërtohen tek garda e në anë të Universitetit. Sepse është pikërisht për t’i hapur rrugë pallateve brenda parkut që ky i ashtuquajtur “kënd lojerash” kale troje, po hedh beton ne zemër të Parkut të Liqenit.

I bëjmë thirrje të përsëritur prokurorisë, të veproje për denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë për këtë cështje nga PD dhe nga qytetarët.

I bëjmë thirrje cdo institucioni përgjegjës që të mos bëhet pale në këtë mashtrim antiligjor dhe shkeje flagrante ligji nga të gjitha anët!

Rezistenca dhe beteja e qytetarëve të Tiranës për Parkun e tyre do të jetë edhe më e fortë dhe më e vendosur.

Duke nisur sot, pas pak orësh, në orën 11 ku do të bashkohemi për të mbrojtur mushkërinë e qytetit, për të mbrojtur pasurinë e qytetarëve.

I bejme thirrje cdo qytetari të Tiranës të bashkohet në luften ndaj kesaj padrejtesie, për femijet tanë, për veten tone, për të ardhmen tone!

Sa më shumë thellon paligjshmërinë e tij në Parkun e Liqenit, aq më shumë Erion Veliaj shton dhe dhunën ndaj qytetarëve të Tiranës që kanë dalë në mbrojtje të Pasurisë së tyre.

Partia Demokratike e dënon ashpër dhunën brutale ndaj protestuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, dy netë më parë, nga drejtuesit e policisë së Veliajt, dhe i siguron ata se do të mbajnë përgjegjësi për paligjshmërinë ku janë zhytur, për zbatimin e urdhrave politike të shefit të tyre, për mbrojtjen e betonit dhe jo të qytetarit!

Tirana është e qytetareve, jo e arrogancës së pushtetareve!

Next Post

Hajredin Kuçi lë Drejtësinë, shkak Specialja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In