• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hajredin Kuçi lë Drejtësinë, shkak Specialja

by Aalison Pearse Stevens
28/03/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hajredin Kuçi ka kërkuar që ta lirojë postin e ministrit të Drejtësisë për ta ushtruar vetëm funksionin e zëvendëskryeministrit. Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se PDK-ja nuk dëshiron ta drejtojë këtë dikaster qeveritar në kohën kur Specialja do t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të heqë dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, duke ia lënë këtë dikaster partnerit të koalicionit (LDK-së) para funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Për faktin se kjo e fundit këtë vit pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, pjesë e së cilës kanë qenë shumë zyrtarë të lartë të partisë më të madhe në vend.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, duke shtuar se ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pritet të jetë vetëm zëvendëskryeministër i parë në Qeveri.

“Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të tërhiqet nga kjo Ministri, meqë nuk po dëshiron të jetë në krye të këtij dikasteri pasi të funksionalizohet Gjykata Speciale.

Dihet se kjo Gjykatë do të ngrejë aktakuza ndaj bashkëpartiakëve të Kuçit, prandaj dëshiron të mos jetë në atë kohë ministër i Drejtësisë”, ka thënë ky burim i gazetës.  Se dëshiron të tërhiqet nga udhëheqja e Ministrisë së Drejtësisë e ka pranuar edhe vetë Hajredin Kuçi.

Madje, për gazetën “Zëri” Kuçi thotë se kërkesën për largim nga udhëheqja e Drejtësisë në Kosovë e ka shprehur qysh në fillim të mandatit me ish- kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit aktual të kësaj partie, Kadri Veseli.

Next Post

Tiranë, nis rikonstruksioni kopshtit nr.20, Veliaj: Brenda vitit rehabilitojmë 23 të tilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In