• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, partia që “përmbytet” çdo vit

by Artur Ajazi
12/01/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe përmbytjet e këtij viti, nuk i kanë dhënë shansin Partisë Demokratike, të “fitojë kohën e humbur”. Ato dhe dëmet ishin minimale, falë investimeve në terren, në pritat dhe betonizimin e shtrateve të lumenjve, Vjosa, Shkumbini, Buna apo dhe lumenj dhe përrenj të tjerë, të ishin “shpresa” e vetme e Lulzim Bashës për të krijuar kaosin dhe kataklizmonë, janë treguar “bujare” falë investimeve nga qeveria. Nuk është më as situata e 2010, as e 2011, dhe as e 2013, kur përmbytjet bënin dhe shkaktonin dëme të paimagjinueshme, edhe pse qeveria e Lulit mburrej se “kemi harxhuar kaq dhe aq miliona euro për sistemin vaditës apo pritat buzë lumenjve”.

Ajo ishte dhe mbetet periudha më e errët për ata qindra dhe mijëra banorë të zonave nga Veriu apo dhe Jugu i vendit, që veç ndonjë thesi me zhavorr të hedhur nuk shijuan asgjë nga qeverisja e Lulzimit. Nga viti në vit, zonat ku rriskojnë përbytjet dhe dëmet e konsiderueshme materiale dhe njerësore, po marrin dhe zbatojnë në terren investime të konsiderueshme, falë të cilave kjo situatë natyrore, ishte dhe mbetet me dëme minimale.

Partia Demokratike, mbetet e vetmja forcë politike në këtë vend, që bën fushatë me tërmetet, pandemitë, dhe nuk ka se si të mos bëjë fushatë,edhe me fatkeqësitë natyrore edhe kur bie shi dhe dëborë. Asaj edhe grupet e emergjencës apo dhe ministrat, madje dhe kryeministri, kur ndodhet në ballë të situatës, u duken si “të shtirur”, por mbeten pa fjalë kur vetë banorët u deklarojnë të kundërtën.

Kjo i ndodhi Lulzimit edhe me banorët e Rrushkullit dhe Sukthit, kur ai u kërkonte “energjinë elektrike”, dhe ata ja kthenin se “e kemi , kemi edhe ndihmat nga shteti, kemi edhe grupet e emergjencës”. Por kryetari opozitës, “notonte” në imagjinatën e tij dhe nuk dëgjonte asgjë. Partia Demokratike prej 8 vitesh rri me sytë nga qielli dhe veshët nga Brukseli. Një opozitë që lutet të bjerë tërmet, të bjerë shi, të ketë përmbytje, të ketë viktima dhe rrëmujë, vetëm të marrë pushtetin përmes ndonjë fatkeqësie. Një opozitë e cila lutet të mos hapen negociatat, të mos vijnë vaksinat, të mos ndërtohen qendra shëndetsore dhe spitale, është një opozitë e përmbytur nga të gjitha.

Një opozitë që për pushtetin rrezikon edhe shtetin, që për paranë pasurinë dhe karrigen e kryetarit të saj bëhet qesharake, natyrisht nuk mund të shihet si “shpresa dhe shpëtimi” këtij vendi. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, Shqipëria buzëqesh, Shqipëria rindërtohet dhe investohet, Shqipëria është në rrugën e duhur. Ajo që përmbytet dhe vuan është opozita, dhe ai që vuan dhe shpreson që të bjerë shi 24 orë dhe tërmet, një gjë ka të sigurtë, që nuk vjen kurrë në pushtet me akuza false dhe mashtrime. Një kryetar opozite që nuk ja del,të shpëtojë partinë e tij nga kthetrat e një njeriu të vetëm (Doktorit), apo dhe vehten nga makthet dhe dështimet, e si mund të “shpëtojë Shqipërinë nga përmbytjet dhe qeverisja e keqe e Ramës”. Fli Lulzim fli, mos e prish gjumin është kohë me vransira……është ende herët të kërkosh pushtetin.

Next Post
Covid-19/ Akademia e Shkencave: Nr.i të infektuarve realë mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë

Covid-19/ Akademia e Shkencave: Nr.i të infektuarve realë mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë

Comments 1

  1. Skilo says:
    6 years ago

    BRAVOOOO!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In