• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD nuk mund të bashkohet nga liderët e së shkuarës, duhen zëra kritikë brenda Rithemelimit”

by A R
04/06/2023 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Ermal Hasimja në një intervistë për Vizion Plus ka deklaruar se PD nuk mund të ringrihet nën lidershipin e vjetër, ndaj i duhet një ribashkim dhe ristrukturim për të mos pasur të njëjtin rezultat në zgjedhjet e ardhshme.

Si iu duket rikthimi i Lulzim Bashës në takimet politike?

“Duket se është në vijim të asaj përpjekeje normale që ka qenë nga zoti Basha për të ruajtur disi prezencën e tij brenda PD, se çfarë do të japë kjo varet nga vetë vullneti i zotit Basha për t’u përballur me vështirësi që janë të pranueshme, nga ana tjetër edhe nga gatishmëria e PD zyrtare për t’i hyrë një rruge të njohur me të në krye”, tha ai.

A mund të jetë Basha faktor bashkimi apo përçarjeje në PD?

“Unë mendoj se as Basha, as Berisha dhe as Alibeaj nuk mund të jenë faktorë bashkimi në PD, mund të jenë figura që mund të ruajnë në prapaskenë ndikimet e tyre, por nuk mund të jenë figura të cilat do të bashkojnë PD-në në të dy pjesët e saj. Gjëja më e mirë dhe e dobishme dhe e domosdoshme për t’u bërë është që përgjegjësia e bashkimit dhe e transformimit të PD, nuk mjafton vetëm bashkimi, por transformimi vleror i kapaciteteve burimeve njerëzore të PD, tashmë është në dorë të deputetëve, përfaqësuesve dhe drejtuesve të  të dyja palëve. Fatkeqësisht në këtë moment ku ne jemi, kjo kategori njerëzish janë duke pritur gjithçka nga liderët e tyre respektive, ose nga Basha ose nga Alibeaj ose nga Berisha, por nuk po bëjnë përpjekje të qartë për të marrë në dorë gjërat”, thekson ai duke shtuar se PD është në nevojë përtej lidershipit, pasi në të kundërt nuk do ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Sa i vlefshëm rezulton një drejtim kolegjial i PD, sikundër pretendon nënkryetarja Jorida Tabaku, për bashkimin e kësaj force politike?

“Ndoshat, mund të rezultojë për atë pjesë të PD, por në po flasim këtu edhe për të tërën, nuk mjafton vetëm zgjidhja e problemit të PD zyrtare, me vulë, çfardo që të bëjë kjo parti, por edhe ajo e Berishës është e qartë që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kemi një lloj rezultati shpresëdhënës për një opozitë të fortë dhe funksionale”, tha ai.

Berisha nuk pranon të tërhiqet pas humbjes, çfarë pasojash pritet të ketë?

“Pozicioni i Berishës në partinë e tij është dobësuar mjaft, por duhet parë në muajt në vijim”, thekson ai. “Nuk majfton vetëm çështja e dobësimit të situatës, por edhe Berisha do duhej të ishte mjaftueshëm i kthjellët për të parë që pozita e tij nuk është ajo e njëjta, qoftë edhe me dy muaj më parë dhe do duhej të ndryshonte strategjinë e tij jo vetëm si politikan, por edhe si kryetar”, tha ai.

Sa shans ka që zëra brenda “Rithemelimit” t’i kërkojnë tërheqjen Berishës si ksuht për ringritjen e PD?

“Veç e veç zero, ndoshta në këto momento po diskutohet brenda PD kjo gjë. E vetmja mundësi që kjo të funksionojë është që të ketë një masë kritike brenda “Rithemelimit” për të ndryshuar situatën”, përfundon ai.

/a.r

Next Post
Erzeni “rrëmben” ëndrrën e Korabit, shijakasit mbeten në Superiore

Erzeni “rrëmben” ëndrrën e Korabit, shijakasit mbeten në Superiore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët: Vdekjet për shkak të valës së të nxehtit do të rriten në mënyrë dramatike

Ditë të nxehta dhe pa shi, parashikimi i motit për dy javët e para të gushtit

August 1, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Berisha sulmon hartën e re territoriale të PS: Akt antishqiptar, Rama synon zbrazjen e Shqipërisë!

August 1, 2026
Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

August 1, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vihet nën kontroll, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve frenon përhapjen e flakëve

Zjarri në Palasë vihet nën kontroll, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve frenon përhapjen e flakëve

August 1, 2026
“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën

“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën

August 1, 2026
Kontrolle në Tiranë! Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë

Kontrolle në Tiranë! Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë

August 1, 2026
Izolim, çati të reja dhe pajisje! Ja ndërhyrjet që do të financohen për familjet në varfëri energjetike

Izolim, çati të reja dhe pajisje! Ja ndërhyrjet që do të financohen për familjet në varfëri energjetike

August 1, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Riktheni Bordin e karburanteve!

August 1, 2026
Nga jugosllavizimi i historisë te serbizimi i debatit politik

Nga jugosllavizimi i historisë te serbizimi i debatit politik

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com