• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk ka asnjë arsye reale për të mos hyrë në zgjedhje

by A R
18/03/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Esiona Konomi

 1. Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye reale për të mos hyrë në zgjedhje. (Ajo dhe partitë e tjera kanë hyrë në zgjedhje në kushte edhe më ekstreme kur vota shkruhej me plumb pushke dhe kur standardet zgjedhore ishin tmerrësisht të dobëta. Partitë kanë hyrë në zgjedhje në vitin 1991-1992, kur shqiptarët nuk dinin të votonin dhe numërimi i fletëve të votimit ishte procesi më i pamonitorueshëm. Partitë morën pjesë në zgjedhje kur shqiptarët nuk e njihnin ende demokracinë. Partitë hynë në zgjedhje në vitin 1997, kur plumbat fluturonin mbi kokën e atyre që rrinin në shtëpi, e jo më të atyre që numëronin vota. Media nuk kishte, hapësirat e denoncimit ishin inekzistente, policia përdorej dhunshëm nga qeveria dhe vëzhguesin ndërkombëtarë numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Të mos hysh sot në zgjedhje kur ke hyrë në ’91-’92-‘97? Është ligji zgjedhor më i keq sot se atëherë? Është teknologjia dhe sistemi i kontrollit sot më i dobët se atëherë? Kjo është më shumë se sa ironike. E të mendosh pastaj për kostot që do të duhet të paguajnë shqiptarët e thjeshtë për këto kapriço politike.)

2. Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk mund të thotë sot pas 4 vjetësh qeverisje se gjërat e bëra gabim në drejtimin e shtetit janë bërë edhe me votat e saj për hir të koalicionit. (Konstatimi dhe ndjesa dy muaj përpara zgjedhjeve nuk e shfajësojnë. Thuhet sot se reformën në arsim e votuam për hir të koalicionit. Është një lloj sikur t’ju thonë: “Të dashur studentë-ju bëmë kurban të interesave tona politike për të qëndruar në pushtet”. Kjo nuk është e moralshme. E kur askush nuk pyet për moralin, a mund të kërkohet vota duke kritikuar vetveten se nuk ke bërë atë që duhet të bëje? Kjo Mea-culpa e LSI a do të mund të zhbëjë të gjithë atë dëm që vetë LSI pranon se ju është bërë një brezi të tërë studentësh? Nëse PS duhet të ndëshkohet për këtë ligj, duhet të ndëshkohet po aq edhe LSI.)

3. PS nuk mund të sillet arrogante ndaj LSI-së dhe PDIU-së dhe të mburret me reformat e kryera ose në tentativë për tu kryer, se me rreth 60 votat e saj nuk do të bënte dot asgjë. (Krenohet me reformën territoriale? E korrigjoi si deshi PDIU duke e kushtëzuar hartën sipas interesave të saj në disa zona kryesisht në jug. Nuk u arrit të bëhej konsensuale dhe u bë vetëm me votat e mazhorancës. PS erdhi në pushtet e po qëndron në qeveri për sa kohë Ilir Meta i lejon. Paaftësia politike për të siguruar e vetme shumicën e 71 votave, ja ka “kafshuar” PS-së pavarësinë e vendimmarrjeve. Kur ke pushtet të kushtëzuar, vendimmarrjen e ke të tillë, dështimet i ke të përbashkëta, sukseset po ashtu. Por qeveria nuk është e socialistëve nëse Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi nuk i japin kartonin jeshil. Ndaj është koha për sinqeritet marrëdhëniesh)./Shqiptarja

Titulli nga origjinali:

Analiza/Tre të vërteta dhe sinqeriteti i cunguar PS-PD-LSI
Next Post
Koha që Edi Rama të flasë

Koha që Edi Rama të flasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com