• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD nuk e meriton barin e PPSH për shkak të Sali Berishës

by Skënder Minxhozi
30/07/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

“Qeveria është problemi”, deklaronte 40 vjet më parë presidenti amerikan Ronald Regan, teksa merrte detyrën si shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Një aksiomë që ka bërë shkollë në mendimin politik konservator, por dhe më gjerë. Duhej të ishte kështu edhe për Shqipërinë, në kushte të tjera. Por ja që nuk është, sepse shpesh për ta zhvendosur vëmendjen nga qeveria tek opozita, nuk “kujdesen” vetëm kundërshtarët e Bashës, Berishës e Metës, por edhe vetë të sipërcituarit.

Merrni një shembull konkret të ditës së sotme, një nga ata shembuj flagrantë që të venë me shpatulla për muri: Sali Berisha e ka sjellë me dhunë partinë e tij dhe të gjithë opozitën shqiptare në kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, garantin historik të çdo zhvillimi politik, reforme e procesi tjetër të rëndësishëm që ka ndodhur në 30 vitet e fundit në këtë vend. Ka bërë që sot vëmendja publike, por edhe mëdyshjet e dilemat më të vështira e komplekse, të mos ndodhin brenda selisë së qeverisë, aty ku drejtohet shteti, por brenda opozitës.

Duke mbrojtur veten, Berisha ka futur në krizë shumëplanëshe diplomatike, politike e personale, panelin e tij, kolegët e tij, duke bërë që selia e kundërshtarit të konsumojë në paqe e plot kënaqësi këtë skenë të pazakontë, ku një forcë politike e madhe ironizohet nga amerikanët, duke përdorur sloganet e Partisë së Punës! Paralelizmi me partinë që simbolizoi komunizmin shqiptar është sa i kërkuar, aq edhe tronditës. Sidomos kur përdoret kunder forcës politike dhe kundër njeriut që u ngjitën në skenë pas rënies së diktaturës!

Sali Berisha ka bërë që sot Lulzim Basha më i pari, të ulë kokën edhe më poshtë sesa në tre humbjet elektorale për të cilat anatemohet brenda e jashtë partisë. Ajo deklaratë plot nerv e Juri Kim në shkallët e zyrës së Lulzim Bashës, ishte jo vetëm një paralajmërim i ashpër dhe i thatë për ish-kryeministrin, por edhe një karton i verdhë publik për kryetarin në detyrë. Basha ka 16 vjet në politikën aktive, ka qenë ministër disa herë e ka kaluar në plot momente të vështira në karrierën e tij. Ndoshta kjo është një ndër situata më komplekse e sfiduese për të si person e si politikan, por mbi të gjitha është një grykë e ngushtë shisheje nëpër të cilën duhet të kalojë një nga një çdo zyrtar e figurë publike e Partisë Demokratike.

Kur Sekretari i Shtetit e shpalli Berishën non grata, pati një garë të vogël brenda PD se cili t’i dilte më i pari në mbrojtje shefit historik. Nuk dihet sesa e mundur do të jetë kjo shfaqje simpatie kolektive më afrimin e shtatorit, kur do të ndahet shapi nga sheqeri. Me fjalë të tjera, kur sekretaria e Kuvendit të regjistrojë deputetët e legjislaturës së re parlamentare. Amerikanët po i thonë shqiptarëve, Bashës dhe të tjerëve pas tij, se është momenti final kur opozita duhet të marrë vendimin më të vështirë: me Amerikën apo me Sali Berishën! Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë më. Vendim i vështirë, shumë i vështirë. Askush nuk do të donte të ishte sonte në rrobat e Lulit.

 

Next Post

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

Comments 2

  1. Berti says:
    4 years ago

    Le ti marre Berisha me vete

    Reply
  2. ppa says:
    4 years ago

    Ok…po I. Meta ka per te folur!

    Reply

Leave a Reply to Berti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

January 16, 2026
Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In