• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

by Skënder Minxhozi
14/03/2026 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Është hapur një debat për një fenomen të vjetër në Tiranën e politikës dhe mediave. Pse na duhen ambasadorët e huaj në rolin e arbitrit dhe pse nuk rrinë urtë në qoshen e tyre, siç jua përcaktojnë konventat dhe sinoret e zanatit të diplomacisë?! Një pyetje që ka sens por që duket e hedhur në boshllëk, e jo në terrenin konkret të Shqipërisë postkomuniste të 35 viteve të fundit. Ku një fjalë ambasadori shpesh ka ndarë sherre, ka pajtuar kundërshtarë apo ka bërë të tërhiqen trimat nga beteja e radhës në minutën e fundit. Jo se ambasadorët kanë ndonjë pushtet special, por sepse të tillë, arbitra e vendimmarrës i kemi fabrikuar ne shqiptarët me kalimin e viteve.

A ju kujtohet ambasadori i parë amerikan në Tiranë pas vitit 1990, Uilliam Rajerson? Mori pjesë aktive në fushatën elektorale të opozitës së djathtë dhe e bekoi me shumë entusiazëm rënien e komunizmit dhe ngjitjen në skenë të demokratëve. Pak kohë më pas kreu i opozitës Fatos Nano u burgos dhe shumë fjalë qarkulluan mbi rolin e amerikanëve në atë rast. Dhjetra ambasadorë të vendeve kryesore perëndimore do të shkelnin në gjurmët e Rajerson më pas, duke krijuar një manual të vërtetë fuqie e kompetencash të  pashkruara askund të diplomatëve të Perëndimit në të gjitha punët shqiptare.

Le ta themi hapur qysh në krye: Diplomatët perëndimorë në Tiranë janë stigma 35 vjeçare e një vendi që s’po mëson të ecë me këmbët e veta. Ata kanë qene dhe ende janë valvula e përjetshme e garancisë dhe e shkarkimit sa herë që demokracia e dobët dhe e korruptuar shqiptare del nga rruga e merr arat. Janë rojtarët e paqes dhe ekuilibrit sa herë që i futemi “shtegut të ’97-ës”.

Është një simbiozë e palëvizshme dhe e domosdoshme për sa kohë që sistemi Shqipëri nuk do të arrijë të funksionojë por vetëm të rrëzohet, të hapë kriza dhe të krijojë probleme.

Duke e fokusuar problemin tek ambasadorët kemi fshehur atë që në fakt është fenomeni i vërtetë në raportin me botën e jashtme. Pra faktin e thjeshtë se problemi nuk nis tek ata, por tek ne. Ose më saktë, tek nevoja për mbështetje që politika shqiptare dhe aktorë të tjerë me peshë në jetën tonë publike, kanë pasur rregullisht për faktorin e jashtëm.

Epiqendra e fokusit të elitës tonë 35 vjeçare kanë qenë prej dekadash qendrat e fuqishme vendimmarrëse të Perëndimit, Uashingtoni, Londra, Parisi e Berlini. Diplomatët e tyre këtu kanë qenë zgjatimi më i afërt me këto qendra. Tërheq vëmendje një vizitë e të ngarkuarës me punë të SHBA në zyrën e Ramës, por tërheq ku e ku më tepër vëmendje një dhënie dore e këtij fundit Donald Trumpit në Uashington.

Është politika shqiptare që ka nevojë për vëmendje, legjitimim dhe njohje nga të fuqishmit e Perëndimit, duke i vënë për pasojë edhe të dërguarit e tyre këtu në postin e guvernatorëve të pashpallur. Një prezencë nga e cila ka përfituar Rama, Berisha, Meta, Nano dikur e gjithë ofiqarët e tjerë të tranzicionit.

Është e vërtetë se ambasadorë si Gonzato fjala vjen, apo të tjerë para tij sillen e flasin disa herë si Kryegjyshi i bektashinjve, apo si kryeministra të Shqipërisë, duke i dhënë vetes një peshë më të madhe se ajo që kanë në realitet. Një sjellje që shpesh duket për së largu që anon nga teatri dhe disa herë nga shijet e preferencat personale, e jo nga instruksionet që kanë marrë një natë më parë nga qendra. E megjithatë këtë rol jua kemi dhënë vetë, nuk e kanë dashur ata qysh në krye të herës. Diplomatë të huaj që marrin postin e ambasadorit, pranojnë kur zbresin në Tiranë se në postin paraardhës diku në Azi, Evropë apo Afrikë ata nuk i kishte trajtuar askush me reverancat, vëmendjen dhe temenatë e Tiranës politike e mediatike. Nga gjysëm-anonimë në super yje, tamam si në një sezon të Big Brother.

Në 14 shtatorin e largët të vitit 1998 u vra Azem Hajdari dhe Tirana kaloi në kaos total vetëm një vit pas ngjarjeve të 1997. Opozita e egërsuar në bulevard rrëmbeu dy tanke të Gardës së Republikës, të cilat shkoi e i vendosi në derën e selisë së saj në qendër të Tiranës. Ka hequr shumë ambasadori i OSBE i asaj kohe për të bindur krerët e partisë që të dorëzonin dy tanket në Gardë, pasi ishin bërë objekt krenarie e fotosh me dy gishta për të gjithë opozitarët që rrinin tek kafenetë rrotull selisë së PD. Ja pra që ambasadorët e shkretë paskan mbledhur edhe armë të rënda në dyert e selive të partive shqiptare!

Nuk ka njeri me logjikë bazike që të jetë kundër faktit që diplomatët e huaj në Shqipëri të mbajnë pozicionin për të cilin paguhen nga shtetet e tyre. Pra, të flasin pak ose aspak jashtë kuadrit të marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë me vendin e tyre dhe kur të kenë diçka për të thënë të marrin makinën e të shkojnë t’ja thonë mendimet e tyre ministrit apo zëvendësministrit të jashtëm, e jo të qendisin deklarata publike prej nga prodhohet barut për topat e politikës e medias.

Këtë bëjnë e rregullisht homologët e tyre shqiptarë në kryeqytetet ku janë akredituar, sepse afërmendsh simetria nuk mund të funksionojë në këtë rast. SHBA, Gjermania apo Franca e Britania e Madhe përcaktojnë ku e ku më tepër në jetën e brendshme të Shqipërisë sesa kemi në rol si shtet në vendet përkatëse.

Madje këtu shkohet edhe në absurd, kur ambasadori britanik për shembull flet për rrezikun që Shqipëria të dëmtojë perspektivën evropiane nëse nuk bën iks apo ypsilon reforma. Një përfaqësues i një vendi që ka dalë me referendum nga Evropa, na tërheq veshin që po largohemi nga Evropa!!!

Ambasadorët e huaj në Tiranë do t’i relativizojë normalizimi i Shqipërisë, konsolidimi i instutciuoneve dhe i ekonomisë së saj, rigoroziteti i zbatimit të ligjit dhe lufta reale kundër korrupsionit. Do të ndodhë pak a shumë siç ndodhi kur u liberalizuan vizat. A e mbani mend sesa të rëndësishme ishin godinat e ambasadave gjatë asaj kohe? Po radhët kilometrike në dyert e tyre? E kujtoni kur po të njihje një konsull në një ambasadë të huaj ishte si të kishe fituar lotarinë? Shikojini sot sa të qeta janë këto seli diplomatike dhe kuptoni sesi mund të relativizohet roli i një përfaqësie diplomatike sa herë që vendi hedh një hap drejt normalitetit.

Kësisoj fenomeni i protagonizmit publik të diplomatëve të huaj në Tiranë nuk është një e keqe as fatale dhe as e përjetshme që na ka rënë mbi krye vetëm ne shqiptarëve e s’na shqitet. Në Romë nuk e njeh askush ambasadorin amerikan, sepse italianët nuk e kanë ambasadën e SHBA në qendrën e tyre të vëmendjes e të interesave. Një ditë do të jetë kështu edhe në Tiranë. Do të jetë e njëjta ditë kur ky vend të nisë të funksionojë normalisht, pa rrahjet e shpatullave nga ambasadori amerikan apo fotoja e radhës me kolegun e tij britanik apo gjerman. Duhet pritur dhe ca mesa duket…

Next Post
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Comments 3

  1. Dren says:
    8 months ago

    Gonzaton, më mirë ta kishin sjellë president nderi të LGTB-ve, se sa në postin që ka, mbasi edhe ata që i shkojnë no krah me “buzëqeshje”, nga prapa tallen me të, duke e treguar se ç’mut burrë është që është konvertuar në grua. Boll kemi Gaz(ije) Bardhin, si prodhim vëndi, e çna duhet mall importi pederast femër.

    Sa për anglezin, që akoma u ka ngelur ora në QENDRËN E BOTËS, që pa pyetur ATA, Bota nuk lëviz këtijë bytheci, i duhet thënë se “a ka mbetur ndonjë puro anglez origjinal” e jo anglezë të tipit Suela Braverman. Po ky vetë, me çfarë rrace është i përzier ?
    Ne shqiptarët, mirë apo keq, jemi të pastër si rracë. Jo gjak përzier që nuk ka burrë që i merr vesh.

    Reply
  2. tini says:
    8 months ago

    Nje shtet i konsoliduar me ekonomi te zhvilluar dhe me nje drejtesi te mbeshtetur ne ligj i resoektob ambasadoret aq sa ato kane misionin e tyre diplomatik.Deri ketu dhe mos ta kalojne masen . Por a eshte Shqiperia nje shtet i tille ? Jo

    Reply
  3. Edmond Myteberi says:
    8 months ago

    Mos ja u varni Shume.Shqiperia nuk eshte ajo qe ka qene boll I Kane bere te keqija ketij vendi.E duam Shqiperine Si Europa nuk do te those te na marrin neper kembe.Te mesoje te Jene dipllomate Jo TUTORE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In