• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD nuk e meriton barin e PPSH për shkak të Sali Berishës

by Skënder Minxhozi
30/07/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

“Qeveria është problemi”, deklaronte 40 vjet më parë presidenti amerikan Ronald Regan, teksa merrte detyrën si shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Një aksiomë që ka bërë shkollë në mendimin politik konservator, por dhe më gjerë. Duhej të ishte kështu edhe për Shqipërinë, në kushte të tjera. Por ja që nuk është, sepse shpesh për ta zhvendosur vëmendjen nga qeveria tek opozita, nuk “kujdesen” vetëm kundërshtarët e Bashës, Berishës e Metës, por edhe vetë të sipërcituarit.

Merrni një shembull konkret të ditës së sotme, një nga ata shembuj flagrantë që të venë me shpatulla për muri: Sali Berisha e ka sjellë me dhunë partinë e tij dhe të gjithë opozitën shqiptare në kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, garantin historik të çdo zhvillimi politik, reforme e procesi tjetër të rëndësishëm që ka ndodhur në 30 vitet e fundit në këtë vend. Ka bërë që sot vëmendja publike, por edhe mëdyshjet e dilemat më të vështira e komplekse, të mos ndodhin brenda selisë së qeverisë, aty ku drejtohet shteti, por brenda opozitës.

Duke mbrojtur veten, Berisha ka futur në krizë shumëplanëshe diplomatike, politike e personale, panelin e tij, kolegët e tij, duke bërë që selia e kundërshtarit të konsumojë në paqe e plot kënaqësi këtë skenë të pazakontë, ku një forcë politike e madhe ironizohet nga amerikanët, duke përdorur sloganet e Partisë së Punës! Paralelizmi me partinë që simbolizoi komunizmin shqiptar është sa i kërkuar, aq edhe tronditës. Sidomos kur përdoret kunder forcës politike dhe kundër njeriut që u ngjitën në skenë pas rënies së diktaturës!

Sali Berisha ka bërë që sot Lulzim Basha më i pari, të ulë kokën edhe më poshtë sesa në tre humbjet elektorale për të cilat anatemohet brenda e jashtë partisë. Ajo deklaratë plot nerv e Juri Kim në shkallët e zyrës së Lulzim Bashës, ishte jo vetëm një paralajmërim i ashpër dhe i thatë për ish-kryeministrin, por edhe një karton i verdhë publik për kryetarin në detyrë. Basha ka 16 vjet në politikën aktive, ka qenë ministër disa herë e ka kaluar në plot momente të vështira në karrierën e tij. Ndoshta kjo është një ndër situata më komplekse e sfiduese për të si person e si politikan, por mbi të gjitha është një grykë e ngushtë shisheje nëpër të cilën duhet të kalojë një nga një çdo zyrtar e figurë publike e Partisë Demokratike.

Kur Sekretari i Shtetit e shpalli Berishën non grata, pati një garë të vogël brenda PD se cili t’i dilte më i pari në mbrojtje shefit historik. Nuk dihet sesa e mundur do të jetë kjo shfaqje simpatie kolektive më afrimin e shtatorit, kur do të ndahet shapi nga sheqeri. Me fjalë të tjera, kur sekretaria e Kuvendit të regjistrojë deputetët e legjislaturës së re parlamentare. Amerikanët po i thonë shqiptarëve, Bashës dhe të tjerëve pas tij, se është momenti final kur opozita duhet të marrë vendimin më të vështirë: me Amerikën apo me Sali Berishën! Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë më. Vendim i vështirë, shumë i vështirë. Askush nuk do të donte të ishte sonte në rrobat e Lulit.

 

Next Post

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

Comments 2

  1. Berti says:
    5 years ago

    Le ti marre Berisha me vete

    Reply
  2. ppa says:
    5 years ago

    Ok…po I. Meta ka per te folur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In