• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

by Roland Lami
05/12/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Në Partinë Demokratike këto ditë po zhvillohen dy ture takimesh që flasim për realitete të ndryshëm. Te njëri, janë një grup deputetësh ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit 2025 që duan të merren seriozisht me partinë, me strukturat që s’po funksionojnë, me organizimin që ka mbetur pezull, me faktin se PD-ja po humb jo vetëm zgjedhjet, por edhe kuptimin e vet politik. E gjithë kjo lloj analize, tek ky grup, nuk ngjan si rebelim por duket si një proces i natyrshëm reflektimi mbas disa humbjesh rrjesht. Si një katharsis që duhej bërë prej kohësh por që tani është kthyer në emergjencë.

Në turin tjetër drejtuar nga Berisha ndodh e kundërta. Aty gjendja nuk perceptohet si krizë, por si rrethim. Problemet nuk duken si defekte të partisë, por si sulme ndaj saj. Edhe takimet më të zakonshme të kolegëve interpretohen si lëvizje të dyshimta, edhe mosmarrëveshjet si prova e mungesës së besnikërisë. Në këtë forum nuk kërkohet riorganizim, por rend, jo ristrukturim, por rreshtim, jo doreheqje por radikalizim.

Këto dy linja sa vijnë dhe formonë dy kampe kundërshtare brenda së njëjtës parti. Të parët akuzohen se po çajnë partinë sepse po flasin hapur, të dytët mbrojnë unitetin duke mos lejuar të flitet fare. Nuk është se palët përplasen ideologjikisht, thjesht besojnë në dy mënyra të kundërta të të ndërtuarit partinë dhe mënyrën e ringritjes së saj.

Njëra palë kërkon reformën, tjetra kërkon solidaritet, njëra e shikon problemin brenda, tjetra e sheh problemin jashtë PD. Në sfond qëndron figura qendrore, e cila me një lloj elegance të ftohtë që e kanë vetëm udhëheqësit me shumë dekada në kurriz, arrin të lërë përshtypjen se çdo gjë që ndodh rrotull nuk është dramë politike, por thjesht një proces natyral i manifestimit të bukë shkalëve të partisë. Të duket sikur, për të, PD-ja është një familje e madhe që ka nevojë jo për rregulla të reja, por për bindje dhe besnikëri më të fortë.

Në fund të ditës, dy tryezat flasin për të ardhmen e PD-së, por me dy logjika të ndryshme, njëra analitike, tjetra mitologjike. E para thotë “le të shohim çfarë nuk po ecën”; e dyta thotë “le të mos prekim asgjë”. Dhe ndërsa këto dy linja përplasen në të njëjtin seli, partia rri pezull në mes e paaftë të zgjedhë midis diagnozës së ndershme dhe rehatisë së mohimit për ta parë realitetin në sy.

Sot PD-ja është përballë një dileme të vjetër sa vetë historia e saj 34 vjeçare, a duhet t’i trajtojë tensionet e brendshme si rrezik, apo si kusht të domosdoshëm për zhvillim? Njëra qasje kërkon ta shohë partinë si trup që vetërregullohet përmes debatit, kritikës dhe rishikimit të roleve, tjetra e sheh partinë si një organizëm që mbijeton vetëm kur ruan kohezion të padiskutueshëm. Këto dy perspektiva përplasen sot pa një autoritet të pranuar që t’i kthejë në strategji. Për sa kohë mungon ky orientim i përbashkët, PD-ja mbetet edhe teorikisht, edhe praktikisht, një parti e fragmentuar në mënyrën se si e kupton vetveten dhe kjo e bën të pamundur shndërrimin e krizës në reformë.

Next Post
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com