• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD me sytë nga Trump

by Artur Ajazi
05/11/2024 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Politika amerikane, ky shtet shumëkombesh me demokraci të qëndrueshme, nuk lëkundet aspak sa herë ndryshojnë presidentët. Zaten, kjo është amerika, dhe nuk do të kishte ekzistuar në rast se do të ishte ndryshe. Por politika provinciale në Shqipëri, gjithmonë e ka lidhur mbijetesën e saj në pushtet ose jo, me ndryshimin e emrave të presidentëve në SHBA. Ç ‘nuk bëri Berisha në 1996, kur fotoja e tij tek dera e Shtëpisë Bardhë me zotin Klinton mbushi dynjanë. në zyrat e PD-së thonin se “Berisha do të rrijë në pushtet 5 mandate, ka mik Klinton”, dhe broçkulla të tjera.

Mjeranët e politikës asokohe, zmadhuan foton e Berishës me Klinton, dhe e vunë në zyra qeverie, partie, dhe drejtorie vendore. Pra, i ishte mbushur rradakja se, “po të dalësh një foto, dhe të vizitosh Shtëpinë e Bardhë, je i plotësisht i pazëvëndësueshëm  në pushtet”. Dhe pa mbushur vitin, Berisha iku me dhunë nga pushteti, me protesta mbi paratë e piramidave të vjedhura shqiptarëve. fotoja e tij me Klinton, u hoq me vrap nga zyrat dhe selia e partisë.

Madje kishte hamendësime se “Klinton e paska patur me të futur, kur i rrahu shpatullat Berishës tek e përcillte nga Shtëpia e Bardhë”. Gallata të tilla i kishim harruar. Por ja që janë ringjallur sërish, në fushatën e dy kandidatëve  për president të SHBA-së. Në PD, thonë se “Biden mbështet Ramën, kurse Trump është me Berishën, ja prisni sa të bëhet ai president, Berisha nuk do të jetë më non-grata”.

Dhe e thonë aq seriozisht, sa pyet  veten se “ndoshta është e vërtetë”. Por ata  dhe Berisha, harrojnë se, vija dhe platforma politike e SHBA-së, nuk synon amerikën e sotme, as të 4 viteve, por të 50 viteve të ardhshme. Ajo është superfuqia e botës, dhe jo dega e PD-së në Paskuqan.

Logjika  e provincialëve periferikë, e atyre që besojnë në përralla  të tilla vjeshtë, nuk  mund ti mbushë mëndjen sot, as mbështetësve më fanatikë të PD-së. SHBA-ja, superfuqia e botës, mbetet  vendi  sovran me demokracinë më të konsoliduar në planet, dhe nuk ka shanse që presidenti pasardhës, të zhbëjë (siç veprohet në vendet postkomuniste) vendime kaq të rëndësishme që lidhen me sigurinë e saj kombëtare.

Personat e shpallur non-grata, janë seleksionuar si  të tillë,pas një hetimi dhe gjurmimi  nga stafe super të afta profesionalisht, që i përkasin strukturave të specializuar në DASH. Me sytë nga Trumpi, dhe veshët nga Berisha, kjo PD po shkon e “sigurtë” drejt  fitores në zgjedhjet e 2025, duke mos e ditur se e pret një humbje spektakolare, falë demagogjisë démodé, të lidershipit të asaj force politike, e cila është plotësisht jashtë realitetit.

Next Post
Alarmet për bombë ndërpresin votimin në 2 qendra në Georgia

Alarmet për bombë ndërpresin votimin në 2 qendra në Georgia

Comments 1

  1. Qirjeta Qirjo says:
    1 year ago

    Shumë mirë bën Parti Dinamit që i ka sytë tek Trumph, sepse ai është një biznesmen i klasit të lartë në fillim, pastaj politikan, dhe kësajë partie, KA PËR TI VËNË DORËN NË QAFË DHE GISHTIN THELLË E THELLË NË BYTHË.

    Reply

Leave a Reply to Qirjeta Qirjo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In