Partia Demokratike ka depozituar në kuvend kërkesën për mbledhjen e Byrosë së Parlamentit dhe përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama me 10 ditë nga Kuvendi.
Sipas demokratëve Rama fyeu opozitën dhe deputetët e saj, duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme e duke e cilësuar grupin parlamentar të PD si një tufë e vogël që rrezikon të hajë njëri tjetrin.
Letra është firmosur nga deputetët Paloka, Noka,Ristani, Bode, halimi, Islami, Ruli e Tafaj./ java/ a.k