• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD-ja e Bashës ka gabuar dhe vazhdon të gabojë

by
12/07/2015 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ferdinand Xhaferri/

 

Misioni i vëzhguesve të ODHIRit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë grupime të shoqërisë civile, të angazhuara me votimet e fund qershorit, kanë prekur si duhet por jo sa duhet problematikën më të rëndë të shfaqur në këto votime: atë të përfshirjes së krimit për të kërcënuar dhe blerë vota. Pra, ndërsa bëhen bashkë në ndarjen e shqetësimeve për blerjen e votës dhe presionet mbi votuesit, ata mbeten këtu dhe hezitojnë të shprehen se këto votime, që kishin brenda tyre edhe presionin mbi votuesit, edhe paratë për vota, nuk takohen kurrkund me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Qeveria, me Ramën të sikletosur nga raportet e vështira me Metën për pazaret e Roskovecit, foli më shumë me zërin e ministrit të Brendshëm që, duhet pranuar se, nuk i përzjeu duart e policisë në votime. Por uniformat blu, duke qenë prezente njësoj sikur të ishin të mbyllura në kazermë, nuk bënë asgjë për t’u shkuar nga pas, edhe atyre që blinin vota, edhe atyre që ushtronin presion mbi votuesit apo aktivistët e Partisë Demokratike. Drejtuesit e policisë ishin korrektë në marrjen e shqetësimeve të drejtuesve të PDsë për raste të lëvizjes të të fortëve me armë gjatë ditës së zgjedhjeve, sikurse ishin po njësoj korrektë me të fortët për të mos i ngacmuar.

Në këtë mjedis tejet të ndotur, Partia Demokratike po konsideron si punë kryesore të saj paraqitjen e shqetësimeve, fokusuar mbi problemet e ndeshura nga Partia Demokratike dhe për llogari të Partisë Demokratike. Por, realiteti i këtyre votimeve ka ekspozuar një problematikë që shkon ndjeshëm përtej halleve të PDsë. Themi kështu, sepse opozita nuk duhet të konsiderojë si probleme madhore rastet e përdorimit në fushatë të infrastrukturës së qeverisë, sepse gjërat kanë degjeneruar shumë më tepër se kaq. Për këto votime, është pretendim tejet luksoz të ngresh zërin nëse Edi Rama shkonte në Elbasan me makinë qeverie apo me makinë të marrë me qira, sepse para Edi Ramës ishte kujdesur jo vetëm Qazim Sejdini për t’u bërë turpërisht presion gazetarëve, por edhe bandat e krimit për të kërcënuar skandalisht me armë shtabet elektorale të PDsë. Të relativizosh si shqetësime të opozitës blerjen dhe dhunën për vota me rastet e përdorimit të burimeve të qeverisë në fushatë, është minimalisht paqartësi për vetë opozitën, ndërkohë kur përfaqësuesit e ODIHRit dhe aktorët e tjerë janë në konsensus për shqetësimin në rritje për blerjen dhe presionin për vota. Të paktën për Elbasanin, Durrësin, Shijakun, Krujën dhe Kavajën pushteti i bërë një me paratë e krimit dhe bashkë me krimin shkeli çdo princip dhe ishte i papërballueshëm për çdo lloj opozite që beson te sistemi demokratik.

Sa më lart, nuk nënkupton shfajësimin e opozitës për punë të bëra keq nga ana e saj. Partia Demokratike, dobësisht arkivoi blerjen e votës gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë në shtator të 2013ës. Më tej, PDja braktisi drejtuesit e saj vendorë me qëndrimet e dyzuara për reformën territoriale. Për më keq, procesi i ristrukturimit të PDsë i mundësuar sipas principit që baza vendos me votë, por i realizuar edhe nga përfituesit e paskrupullt gjatë qeverisjes së PDsë, prodhoi një lidership lokal që u testua se mbartte shumë probleme. Pra, PDja e Lulzim Bashës ka gabuar dhe vazhdon të gabojë, sepse nuk ka kuptuar si domosdoshmëri themelore të saj zbatimin e principit hegeljan, që na bën me dije se nuk mund të konsolidohet një komunitet politik pa ndërtuar më parë një komunitet moral. Brenda këtij moraliteti, PDja duhej të ishte më objektive dhe të ngrihej në nivelin e kandidatëve të saj për të pranuar se në Tiranë, Fier apo diku tjetër u mbajtën zgjedhje. Por, në bashkitë ku kandidatët e qeverisë nuk ndiheshin të sigurt, pushteti u tregua shumë pusht, duke instaluar një mekanizëm kriminal që bëri si deshi dhe çfarë deshi në këto votime. Të gjitha këto dëshmojnë qartësisht se qeveria nuk do ta ketë të vështirë që në të gjitha zgjedhjet që do mbahen në Shqipëri të paracaktojë me sa i duhet dhe si i duhet rezultatin.

E thënë më troç, edhe nëse Basha ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për ta paraqitur PDnë si ofertën më të mirë qeverisëse, përsëri, me ato që pamë në votimet e fundit, nuk do arrinte të fitonte. Pra, problemi më madhor për opozitën nuk janë tre kryetarë bashkie më shumë apo tre më pak nga procesi elektoral i qershorit, por kthimi i besimit te vetvetja dhe shoqëria se në të ardhmen mund të kemi besim te sistemi demokratik. Çështja është tejet serioze, sepse kjo qeveri nuk ka kushtëzimet e qeverive të mëparshme, që lidheshin diku më herët me Marrëveshjen e StabilizimAsocimit dhe diku më vonë me anëtarësimin në NATO apo liberalizimin e vizave. Pra, e vetmja shpresë për të bërë të përgjegjshme këtë qeveri është një raport përfundimtar i ODHIRit që do prekte pa doreza problematikën e rënduar të blerjes apo presionit për votën. Ky raport do të shërbente si baza e formësimit të një pakete kushtesh nga aktorët euroatlantikë që merren me Shqipërinë, për të garantuar zgjedhje dhe jo votime në 2017­ën e më tej.

Next Post

Horoskopi 13 Korrik 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

September 18, 2026
Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

September 18, 2026
Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

September 18, 2026
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

September 18, 2026
Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

September 18, 2026
Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

September 18, 2026
Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com