• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

by Kreshnik Spahiu
18/09/2026 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ju kam shkruar shpesh për Janaqin por ai është transformuar tashmë. Ai është modeli si i shndëron pasuria zengjinët e rinj shqiptarë.
Kur kthehem nga Ksamili për në Tiranë, e kam zakon që të ndaloj tek hoteli me 5 yje i Janaqit minoritar grek që kishte pushtuar bregun dhe detin me dokumenta fallco, a thua sikur gjyshin e kishte pasur delfin..

Ndjej një lloj adrenaline kur shoh me sytë e mi evolucionin e Darvinit: si transformohet majmuni në njeri dhe më pas metamorfozën e shndërrimit të një zengjini të ri nga njeri në surat majmun.

E gjeta në parking Janaqin që po i tregonte të dashurës 30 vjet më të re një makinë Porsche Macan që e kishte mbështjellë me fjongo si dhuratë për ditëlindjen e saj.

Ajo e ardhur nga nje fshat malor ndjehej e lumtur nën krahët dhe sqetullat plot lesh të Janaqit, i cili e ka bërë traditë që bën dush shumë rrallë.

Sapo më pa Janaqi, u hodh dhe më përqafoi, por gati sa nuk më helmoi, sepse kishte ngrënë shumë hudhra.

Hoteli me 5 yje i Janaqit s’kishte pësuar asnjë ndryshim.

Që kur shiti mallin e fundit me drogë në 2014 dhe mobiloi hotelin, nuk kishte bërë asnjë investim.

Papritmas plasi ulërima e së dashurës, sepse poshtë makinës Porsche kaluan 3 minj të mëdhenj, të cilët dukeshin të moshuar, sepse ecnin ngadalë. Ambienti është shumë i pisët dhe minjtë i shikon shpesh edhe në det.

Nga parkingu shkuam në beach bar dhe ishin të njëjtat tavolina dhe karrige.

Unë mora një gotë Prosecco dhe vajta të ulem në shezlong buzë detit.

U ula diku anash, sepse zhuli i dyshekëve ishte me harta dhe kisha shumë neveri, por pantallonat e bardha m’u bënë gjithë ndryshk nga hekurat. Tentova të çohesha, por u rrëzova, sepse këmba ishte aq e ndryshkur sa u thye.

Ndërkohë, nga larg dëgjoj Janaqin që shante një turist francez dhe i thonte në shqip: “Ha një mut, po s’të pëlqeu bifteku, se ju francezët nuk merrni vesh nga shija e mishit.“

Turisti francez kishte thyer një dhëmb duke tentuar të kafshonte dhe përtypte mishin brazilian të skaduar prej 3 vjetesh.

E tërhoqa veç Janaqin për të shmangur ndonjë skandal, sepse pashë që djali i Janaqit futi një thikë në xhep dhe u afrua aty pranë.

“Ejani, pimë ndonjë gotë“, ju thashë, „dhe më tregoni çfarë investimi keni bërë këto kohë për rinovim.“

Janaqi më pa i habitur dhe nxori celularin për të më treguar një video.

Kreshnik më tha: “Të gjitha lekët që kam fituar i kam hedhur për të blerë këtë jahtin.“

Unë u mrekullova dhe i thashë: “Sa bukur, këtu do shëtisësh turistët.“

“Jo mo, ç’a lesh turistësh, o burazer. Unë e kam blerë për veten, që të dal në det me të dashurën, se ajo nuk di not, por i pëlqejnë dallgët.“

Ndërkohë, ajo u skuq nga turpi dhe i futi një të pickuar në bark Janaqit.

Unë isha disi i lodhur dhe u thashë që po shkoj t’i fus një dush në dhomë përpara drekës.

Dhoma ishte njësoj si 12 vjet më parë dhe çdo mobilje ishte konsumuar. Dritaret ishin pa perde, sepse pasi ishin grisur, ato nuk i ishin ndërruar. Boja e mureve ishte e zbehtë, sepse nuk kishte lyer.

Unë u zhvesha dhe hyra në banjë, por ç’të shikoja. Perdet e dushit ishin hequr dhe dushi s’kishte kokë, por vetëm një zorrë e shkurtër që varej sikur të ishte pen*si i Janaqit pas seksit.

Anash pllakës së dushit ishte ngjyrë e zezë, se duhet të ishte një muaj pa e larë.

Pyes në korridor një pastruese filipineze: “Si janë dushet në dhomat e tjera?“ dhe ajo më pohoi që ishin njësoj.

U ktheva në dhomë dhe u vesha përsëri.

Shkoj në restorant dhe shoh gjithë turistët që po djersisnin. Kthej kokën nga ventilatori qendror, por çfarë shikoj? Ventilatori nuk rrotullohej në tarracë, por ishte kthyer nga qoshja ku ishte ulur Janaqi me dashnoren dhe po shijonin një shampanjë Don Perignon.

Ulem diku larg tavolinës së tyre, sepse e qeshura e madhe e saj sikur më priste oreksin.

Një kamarier nga Bangladeshi, që ka tre vjet që shërben aty, më vjen në tavolinë dhe më sjell menunë. Për mirësjellje e pyeta: “Si të shkon puna dhe jeta?“

Ai më pa i heshtur dhe ma ktheu: “Kam një vit që nuk marr rrogën dhe nuk i kam dërguar dot asnjë euro familjes. Ndërkohë, nuk largohem dot, se Janaqi ma ka marrë pasaportën.“

Nejse, pasi hëngra një pasta me fruta deti që natyrisht nuk ishin të freskëta, por të ardhura nga Vietnami, u çova dhe e thirra pak Janaqin për të biseduar.

“Dëgjo“, i thashë, “gjynah që nuk i jep rrogën atij djalit, se është shumë i vuajtur.“

Janaqi ma ktheu: “Po kam blerë jahtin, o valla, nga do i nxirrja lekët. Po ky zezaku kot ankohet, se unë të 10 filipinezëve nuk u kam dhënë pagat”

Mbeta pa fjalë. I urova suksese Janaqit në lundrimin e ri drejt oqeanit dhe m’u kujtua koha kur hipte mbi gomar dhe mushka për të transportuar hashash drejt Greqisë.

Ika i trishtuar duke dalë me vështirësi nga parkingu, sepse ishte bllokuar nga parkimi i keq i Porshes së të dashurës së Janaqit, e cila jo vetëm që nuk dinte not, por nuk kishte as patentë makine, por jetonte me ëndrrën e madhe që të dyja do t’ia mësonte Janaqi.

Dola nga parkingu që kushtonte 10 euro dhe i dhashë gaz makinës për t’u larguar me shpejtësi dhe për ta mbyllur këtë sezon turistik me kujtimet e hidhura mbi fitimet e kripura të Janaqëve në bregdetin shqiptar.

Next Post
Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

November 7, 2026
EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

November 7, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

November 7, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In