• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD i duhet kripa e Aristofanit për Tiranën

by Ben Andoni
18/09/2025 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Andoni

Nëse PD-ja do e donte rikthimin në pushtet, sfida e parë pas katastrofës së zgjedhjeve të përgjithshme 2025 do ishte kandidimi për Tiranën. Dhe, mundësi më të madhe se kaq për fitoren e parë pas vitesh humbje nuk do kishte. Një kryetar bashkie shumë i fuqishëm si Erion Veliaj, tashmë në burg, dhe ku një dorë të madhe për burgosjen e tij e dhanë militantët demokratë që protestuan në mes të vapës së stinës (zëra gjithnjë e më shumë të shumtë shikojnë bashkëpunim PD+PS?!); etja e tiranasve për t’u rikthyer me një kandidat mirëfilli kryeqytetas; problemet e shumta infrastrukturore në Tiranë mes të tjerave, tashmë të gjitha bashkë e mundësojnë këtë fakt. Por në PD jo vetëm nuk kanë kurajë të pëshpëritin kandidaturë për bashkinë më të madhe në vend, por kanë nisur lojërat se kujt do t’i ngecet kandidatura përballë Manastirliut, prezantuar nga kryeministri Rama në Asamblenë Socialiste!

Humbja e Belind Këlliçit në vitin 2023, i cili ishte investuar totalisht dhe kishte besim të madh ka treguar se kjo është ndërmarrje e rëndë për supet tashmë të përkulura të PD-së. Është pak më keq kur mendon sepse qoftë edhe me ‘forcën’ e Ilir Metës, koalicioni opozitar nuk ka mundur që në territorin e Bashkisë Tiranë, t’ia dilte. Të 59 mijë votat më pak se Erjon Veliaj i PS-së që mori Këlliçi i kushtuan shumë. Nga kjo sakrificë, ish kandidati demokrat humbi edhe mandatin e deputetit, fakt që do ti bënte shumë kolegë të fërkonin duart në radhët e partisë së tij sepse kishin hequr qafe një nga njerëzit më të përkushtuar dhe me mundësi më të madhe për karrierë. Koha do të tregonte se trendi i humbjes do vijonte. Në të njëjtin territor që përkon me hapësirën e Bashkisë së Tiranës, humbja e aleatëve të opozitës do të përsëritej edhe në zgjedhjet e përgjithshme me 57 mijë vota më pak se PS-ja! Fakti do konfirmonte se Socialistët duket se kanë krijuar më shumë bazament në Tiranë, kur opozita po lejon dhe lëshon hapësirë. Akoma më keq, strukturat e PD-së nuk e mbajnë dot një peshë të tillë për ta rikthyer balancën e fitores. Duke i shtuar edhe peshën e patronazhistëve, humbja ishte gati e paraparë qysh në fillim.

Një logjikë e thjeshtë nuk e bën Belind Këlliçin që ta marrë sërish këtë sfidë në një parti ku vegjetohet dhe që opozita ia ka dalë mirë për interesat e saj. Me ato që referohen në media, një pjesë e njerëzve të PD-së nuk është se janë varfëruar në opozitë. Kurse ata që janë tek pjesa idealiste kanë kohë që janë larguar. Nëse do t’i referoheshim kujtimeve të historisë, ato nuk shkojnë me këtë forcë, ku idealistët janë prej kohësh larg dhe tashmë subjekt historie.

“Vjen një kohë kur dikush duhet të marrë një qëndrim që nuk është as i sigurt, as politik, as popullor, por ai duhet ta marrë atë sepse ndërgjegjja i thotë se është e drejtë”, shkruante në kohën e tij militanti i të drejtave të njeriut, Martin Luther King Jr., tek “A Testament of Hope: The Essential Writings and Speeches” (Një Testament Shprese: Shkrimet dhe Fjalimet kryesore). Po kush mund ta marrë vallë tek PD-ja këtë mision? Ata që janë në parlament nuk munden, të tjerët jashtë saj duhet të kapin me nuhatje në ajër predispozitën e Berishës.

Fati i keq ishte se PD nuk e kuptoi zërin e publikut, kur u premtua në vitin 2023 se fitorja ndaj Veliaj ishte nga më të thjeshtat, siç përsëriste i bindur Këlliçi. Kandidatura e Alimehmetit me staturën e pastër, me qytetarinë nuk zuri dot vend në primaret gjithnjë problematike të PD-së, paçka se koha po tregonte që ai do të merrte shumë vota dhe majtas. Sot, kur Alimehmetit ia kujtojnë, ai shmanget me kujdesin e intelektualit, por dukshëm i pakënaqur të marrë një gjysmë mandat deri në zgjedhjet e 2027. Megjithatë dhe gjysmë mandat është sfidë për të kthyer një trend dhe mund të bëjë rikonceptimin e opozitës, fakt që me sa duket nuk i pëlqen askujt…me këtë status quo rehati. Hierarkia e pushtetit te PD atje është e fiksuar qartë. Është Berisha i pari, janë pafund vende bosh (të kujton klasifikimet ndërkombëtare për interpretuesit më të mirë të historisë në kitarë: Jimmy Hendrix nuk kishte pasues!) dhe pastaj vjen ai që në momentin e duhur i pëlqen Liderit sublim.

Është shqetësuese se edhe Jorida Tabaku, sërish vajzë Tirane, ka pak mundësi të mbështetet nga militantët nëse do vendoste të kandidonte për PD-në, kurse nga ana tjetër të mendosh se një nënë e re i duhet të përballë një sfidë të re torturuese, madje edhe më të madhe se ato të zgjedhjeve të përgjithshme, ku në Lista qëndronin më së shumti vegjetues të politikës, kandidatura e saj me gjasë do bëhej realisht e pamundur prej vetë asaj. Të  mendosh askush nuk mund të dalë mbi Berishën me pushtet, siç mund të ketë një kryetar nga Tirana.

Me pak fjalë, askush nuk e merr përsipër Tiranën, sepse po të kishin realisht mendim atëherë ata do ta kishin gati identikitin fillimisht të kryetarit të Bashkisë, pastaj strategjinë e më vonë objektivat sesi do ta mbështesnin kandidatin për kryetar. Propozimet e z.Shehaj dhe të tjerëve kanë rënë në vesh të shurdhër në mjedisin e shurdhër të demokratëve, sepse tek PD-ja e parlamentit është plotësuar objektivi i këtyre katër viteve në vazhdim. E për më tepër, askush nuk do të donte t’i dilte me pushtet Sali Berishës, sepse ndërsa Rama të heq mundësinë e karrierës, Berisha të heq mundësinë e politikës. Këtë e dinë mirë të gjithë kandidatët e parashtruar, ashtu si pamundësia të kaloj mundimin e Këlliçit.

Në fakt, tek PD-ja kanë humbur një sens më të madh për ti dhënë publikut atë që i shkon më shumë. Kjo nuk kuptohet sepse një pjesë e kanë gati parlamentin, kurse pjesa më e madhe e demokratëve dhe socialistëve të vërtetë mbijetojnë në kushtet kur i përfaqësojnë inferiorët. Në rastin e PD-së nuk bëjnë edhe më të thjeshtën që Aristofani e kuptoi para mijëra vitesh: “Për ta fituar popullin, gjithmonë i gatoni atyre ndonjë ushqim të kripur që i pëlqen”, thoshte dramaturgu me atë thjeshtësinë e vet. Po kush ka nge të merret sot me popullin te PD dhe PS! (Homo Albanicus)

Next Post
Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!

Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Deklaratat e Koçekut për kërcënime nga një grup kriminal/ Klosi: Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

June 17, 2026
“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

June 17, 2026
Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In