• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ‘harron’ festën e Çlirimit, as më 28 e as më 29 nëntor askush s’bëri homazhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit”

by Java News
29/11/2022 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 78-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, asnjë nga drejtuesit e Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në varrezat “Dëshmorët e Kombit” për të bërë homazhe për dëshmorët e rënë në luftën për liri.

Por në këtë 28 nëntor, ndryshe nga tradita 30-vjeçare drejtuesit e Partisë Demokratike u mjaftuan vetëm me nga një mesazh në rrjetet sociale për 78-vjetorin e Çlirimit.

Berisha postoi një foto të vjetër të tij duke nderuar dëshmorët në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Ndërsa ish-kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e uroi ditën e çlirimit bashkë me një nderim edhe për datën e lindjes së komandantit të UÇK-s, Adem Jashari.

Por nëse Berisha dhe Basha publikuan nga një foto në rrjetet sociale, ndërsa Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar demokrat nuk përcolli asnjë mesazh për këtë datë të shënuar.

Data zyrtare që njihet dhe festohet si data e çlirimit është 29 nëntori, por për të djathtën shqiptare çlirimi nga pushtuesit nazi-fashist kremtohet më 28 nëntor, në të njëjtën datë me pavarësinë.

28 apo 29 nëntori, si datë e çlirimit ka qenë “mollë sherri” mes të djathtës dhe të majtës gjatë 30 vite pluralizëm dhe është festuar gjithmonë veçmas dhe homazhet në varrezat e dëshmorëve të kombit janë bërë në dy ditë./m.j

Next Post
“Kisha dyshimet e mia por sot…”/ Noka sulmon Bashën: Në asnjë vend të botës kreu i opozitës nuk pasurohet si këtu

'Kërcet' arma në kryesinë e "Rithemelimit" të Kurbinit, Noka: Duhet ta shohim pozitivisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com