PD e PS përplasen për 11 majin/ Tabaku: S’ishin zgjedhje europiane! Balla: Po bllokoni integrimin

Zgjedhjet mbaruan dhe palët iu rikthyen sërish debatit dhe retorikës politike në pozitat e fituesve dhe humbësve.

Për opozitën zgjedhjet e 11 majit ishin hapa pas në procesin e integrimit europian

“Vetëm zgjedhje europaine nuk ishin, një mundësi e humbur. Këto zgjedhje të konfirmuara edhe nga OSBE treguan që jo vetëm nuk jemi gati, por ishin hapa pas në organizmin e proceseve zgjedhore. Nuk ka rëndësi sa grupkapituj hap, rëndësi ka sesi përmirësohen standardet. Më vjen keq që këtë mundësi të humbur Shqipëria e pati vetëm 1 vit pas hapjes së negociatave”, tha Tabaku.

Ndërsa mazhoranca akuzon opozitën se po përpiqet të bllokojë integrimin europian të vendit, tentativë që sipas Taulant Ballës do të jetë e dështuar, pasi Shqipëria do të çelë të gjithë grupkapitujt brenda këtij muaji.

“Këto ishin zgjedhjet më të mira që ka zhvilluar Shqipëria. Të dalim nga retorika e njëjtë dhe individuale e një personi që nuk ka pranuar kurrë rezultat zgjedhjes. Është e turpshme për partinë që ju përfaqësoni, që dërgoni letra lartë e poshtë ku kërkoni kushtëzimin apo bllokimin e negociatave me Shqipërinë sa i përket marrëveshjes së anëtarësimit për hallet personale të një personi që ka marrë peng partinë”, u shpreh Balla.

Balla i referohet rezolutës së një organizate të partive të djathta IDC-CDI për zgjedhjet e 11 majit, ku me propozim të Partisë Demokratike është kërkuar kushtëzimi i procesit të integrimit evropian me “reforma konkrete zgjedhore”. Diskutimet u zhvilluan në komisionin për çështjet evropiane ku u miratuan 3 marrëveshje që lidhen me fondet e paranëtarësimit që Shqipëria përfiton nga Bashkimi Evropian.

Ndonëse Sali Berisha ka deklaruar se PD do të miratojë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me integrimin dhe bashkimin europian, në komisionin e politikës së jashtme dhe atë të çështjeve europiane, opozita nuk mori pjesë në votimin e fondeve të paraanëtarësimit nga Komisioni Europian.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com