Qeveria qendrore dhe vendore vijojnë investimet në institucionet arsimore në vend.
Një prej tyre është edhe shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, e cila po i nënshtrohet një transformimi tërësor.
Lajmin e ka dhënë sot vetë kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “punimet po ecin me ritme të larta çdo ditë”.
“Ky është një tjetër investim i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan, në funksion të një arsimi cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë”, shprehet kryeministri Rama mes të tjerash.