• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD del hapur kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor: PS të mos bëjë asnjë hap, ose prishim marrëveshjen e 5 qershorit

by A R
09/07/2020 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike shprehet kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor një vit para zgjedhjeve parlamentare.

Në një deklaratë të partisë më të madhe në opozitë thuhet se palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE.

Por më tej nënvizohet se Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

“Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor”.

Në vijim thuhet se OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve dhe nënvizohet se hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakordësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

“Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklarohet në mbyllje.

/a.r

Next Post
Padia ndaj Taulant Ballës, SPAK rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës

Trafik droge nga Saranda drejt Greqisë, SPAK dërgon për gjykim 21 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In